Ambasadorët e ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë i bënë thirrje RMV-së të ndërmarrë hapa për ndryshimet klimatike

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rachel Galloway dhe ai i Italisë,  Andrea Silvestri, kanë bërë një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës së Planetit Tokë. Në këtë deklaratë thuhet se, këto tre vende janë të përkushtuar për të arritur zero neto emetim të gazeve serrë deri në vitin 2050. Po ashtu, ata kanë ftuar Maqedoninë e Veriut të ndërmerr hapat e nevojshme për të mbajtur limit të ngrohjes globale deri në 1.5 gradë Celsius, përfshirë edhe përmes përkushtimeve ndaj qëllimit për zero emetim, transmeton Portalb.mk.

“Përgëzojmë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për miratimin e Kontributit Kombëtar të Pikësynuar për reduktim të emetimit të gazit serrë për 51%  deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990.  Ftojmë Maqedoninë e Veriut të ndërmerr hapat e nevojshme për të mbajtur limit të ngrohjes globale deri në 1.5 gradë Celsius, përfshirë edhe përmes përkushtimeve ndaj qëllimit për zero emetim deri në vitin 2050 përmes strategjive specifike për zero-neto emetim.  Kjo do të thotë përshpejtim të tempos dhe zmadhim të ambicieve të planeve të vendit për dekarbonizim, me atë që do të zëvendësojë lëndët djegëse fosile me burime të ripërtëritëshme të energjisë. Kjo do të thotë të ndiqet Skenari i gjelbër i Strategjisë Nacionale për Energji, rritje të investimeve dhe hapje të vendeve të reja të punës, duke mbrojtur grupet e ndjeshme.  Kjo do të thotë që ambicia e rritur të përcillet me volum të barabartë të veprimit, duke siguruar që institucionet e vendit janë në nivel të detyrës për të promovuar dhe zbatuar dekarbonizim të thellë”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se, ambasadat e Britanisë dhe të Italisë mbështetën klubin “Go Green” dhe projektin “Ambasadorë të rinj për ndryshime klimatike” për të ndërmarr aktivitete dhe për t’u përfshirë në ndryshimet klimatike.

“Të rinjtë janë çelësi për ngritjen e vetëdijes, për ruajtjen e natyrës, për mbështetje të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, dhe për miratim të praktikave ekologjike. Inicijativa “Youth4Climate” do të jetë në qendër të takimit përgatitor (pre-COP) në Milano, ku kanë aplikuar disa të rinj nga Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe shpresojmë që do të jenë të zgjedhur.  Shtetet e Bashkuara pozicionojnë ndryshimet klimatike në qendër të politikës së jashtme, diplomacisë dhe sigurisë kombëtare në SHBA, përfshirë këtu edhe ndihmën që japim për të ngritur ambicien globale klimatike përmes Samitit të Liderëve për Klimën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre ambasadorëve.

Mbretëria e Bashkuar dhe Italia do të jenë nikoqirë të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike (COP26), që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Glazgow, e që do të sjellë mbi 30,000 krerë shtetesh, ekspertë të klimës dhe aktivistë në një forum rreth pesë sfidave kryesore: përshtatja dhe qëndrueshmëria, energjia e pastër, transporti i pastër, financat dhe solucione në bazë natyrale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button