Kandidati për kryeministër të ardhshëm bullgar Mitov: Shkupi sillet sikur ne duhet të anëtarësohemi në BE dhe jo ato

Ish ministri i Punëve të Jashtme Daniel Mitrov, i cili është propozuar nga Bojko Borisov për kryeministër të ardhshëm bullgar, në një emision në programin e mëngjesit të BTV, tha se pala maqedonase sillet sikur Bullgaria të jetë ajo që duhet të anëtarësohet në BE, transmeton Portalb.mk.

“Rasti me miqtë tanë nga Maqedonia e veriut duhet të zgjidhet. Në çdo rast, Shkupi duhet të ndjekë rrugën e integrimit evropian. Ata vazhdojnë të sillen sikur ata nuk na pranojnë neve në BE dhe jo ne ata. Ata vlerësojnë se Bullgaria do t’i nënshtrohet presionit të jashtëm, vlerësimi i tillë është i pamatur dhe nuk i merr parasysh edhe pozicionin gjeopolitike të Bullgarisë dhe konsolidimin në shoqërinë bullgare”, tha Mitov.

Ai po ashtu, tha se duhet të zhvillohen bisedime serioze për zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi. Theksoi edhe se Bullgari nuk dëshiron asgjë të jashtëzakonshme nga Maqedonia dhe se interes nacional bullgar duhet të mbrohet.

Presidenti bullgar Rumen Radev dje ia dha mandatin për krijimin e qeverisë së re bullgare, kandidatit për kryeministër, Daniel Mitov nga koalicioni GERB-UDF, forca e parë politike në Bullgari pas zgjedhjeve parlamentare të 4 prillit

Përndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tesionuar marrëdhëniet e tyre prej disa muajsh. Nga dhjetori i vitit të kaluar vendi ynë ka veton e Bullgarisë me arsyetimin se Shkupi nuk e respekton Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Sofja këmbëngul gjithashtu në njohjen e rrënjëve bullgare të historisë maqedonase, kombësinë dhe gjuhën maqedonase, të cilën autoritetet maqedonase e kanë kundërshtuar, duke thënë se “identiteti dhe gjuha nuk do të negociohen“. Që nga ajo kohë, një luftë retorike është zhvilluar pothuajse çdo ditë midis Sofjes dhe Shkupit edhe krahas përpjekjeve e ndërmjetësve special dhe me përpjekje për miratimin e Planit Aksional për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button