Filipçe: Po bie numri i të hospitalizuarve dhe atyre pozitivë me kovid-19, ndërsa rritet numri i pacientëve të shëruar

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se numri i të hospitalizuarve po zvogëlohet, ndërsa po rritet numri i pacientëve që lëshohen në shtëpi, por se po ulet edhe numri i pacientëve pozitivë, transmeton Portalb.mk.

Ai vlerëson se masat po japin rezultate.

“Në koordinim të rregullt mëngjesi me drejtorët e klinikave, biseduam për trajtimin e të sëmurëve, situatën aktuale me kapacitetet e qendrave kovid dhe rotacionet me stafin. Pavarësisht faktit që numrat po bien, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe, për shkak të paparashikueshmërisë së virusit,” informoi Filipçe në profilin e tij në Facebook.

Në një takim të njëjtë të dy ditëve më parë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi po njësoj, se situata nëpër spitale është e qëndrueshme dhe numri i pacientëve gradualisht po zvogëlohet.

“Shpresojmë që masat edhe më tej të japin rezultate, duke pasur parasysh që numri i të diagnostikuarve po zvogëlohet dhe po presim që situata të vazhdojë të stabilizohet”. pati deklaruar dy ditë më parë Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button