Fiona Rushiti, akrobatja me perfomanca në qiell (VIDEO)

Akroabcioni është një prej aktiviteteve, arteve apo performancave që nuk është i zhvilluar në vendet tona. Shqiptarja e parë që theu akullin dhe sfidoi lartësitë është Fiona Rushiti, 23-vjeçarja  nga Shqipëria. Talentin dhe dashurinë për akrobacionin e vuri re shumë herët mësuesi i saj dhe që atëherë Fiona u kyç në ambientet e cirkut. Më pas, profesiori i saj u largua nga vendi, me çka ajo u detyrua të ushtronte vetë performancat, shkruan Portalb.

“Sportin e akrobacionit doja ta çoja në një nivel tjetër , doja ta ktheja të pamundurën në realitet. Kështu u njoha me dy alpinistë, të cilët më ndihmuan të stërvitesha për performancat e mia, pasi që unë jam stërvitur vetë në rrugë dhe nuk e kisha një ambient të tillë për t’ia ofruar vetes. U trajnova një kohë të gjatë dhe më pas fillova me performancat e mia nga mali dhe balona me litar sigurie. Më pas kalova në performanca pa litar sigurie!tha Fiona.

Nga studioja, Fiona e sfidoi veten që të performonte edhe në hapësira të hapura në natyrë. Këtë e arriti me shumë përkushtim dhe ushtrime. Fiona ka një shpirt luftues dhe sipas saj, kjo është vetëm fillimi i gjithçkaje. Ajo ka në plan ta sfidojë veten edhe më shumë se kaq.

“Ky sport ka një adrenalinë dhe gjithmonë dua të ngjitem akoma më lartë. Për mua akrobacioni është gjithçka dhe nuk e përshkruaj dot ndjenjën që më fal ky sport. Ndërsa ngjitja që kisha me më së shumti adrenalinë ishte ajo në urën e Vushtrisë, performanca ime e fundit. Dhe, çdo performancë tjetër që jam e lirë dhe nuk kam rryp sigurie, ku gjithë siguria ime varet nga duart e mia, kjo më fal një adrenalinë tejet të madhe.u shpreh Fiona.

This slideshow requires JavaScript.

Mesazhi që Fiona përcolli për të gjithë të rinjtë është:

“Për të plotësuar ëndrrën tënde duhet t’i kesh të gjithë kundër. Këtë e kam fakt, duke e pasur parasysh se çfarë kam kaluar vetë. Në momentin që ti ia del, ti arrin të gjitha synimet dhe ëndrrat e tua, këto të gjitha që ti i ke kundër, kthehen në mbështetësit e tu më të mëdhenj! Lufto për ëndrrat e tua dhe asnjëherë mos u dorëzo. Sepse ato të gjithë që ti i ke kundër, do të tentojnë të ta zënë vendin tënd.” tha Fiona Rushiti.

Tani Fiona përveç se ka hapur një studio ku i stërvit fëmijët, ajo  jep mësim online edhe për fëmijët jashtë Shqipërisë, të cilët janë të interesuar për këtë sport. Gjithçka që na ngelet është që t’i ndjekim performancat e saj të radhës dhe t’i urojmë shumë suksese në rrugën që ka marrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button