Antikorrupsioni: Furnizimet publike dhe punësimet në sektorin publik janë prioritet i strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit

Strategjia nacionale për parandalim të korrupsioni dhe konfliktit të interesit dhe plani aksional për zbatim 2021 – 2025, përfshin 14 sektor kritik, prej të cilëve 4 për herë të parë – urbanizëm dhe planifikim hapësinor, mjedis jetësor, bujqësi dhe sport. Sektorët prioritare janë furnizimet publike dhe punësimet në sektorin publik, ndërsa më shumë masa dhe aktivitete janë orientuar në sektorët shëndetësi, arsim dhe shërbime inspektuese. Deri në fund të vitit 2021 është paraparë që të fillojnë 31 për qind e aktiviteteve të planifikuara në strategji, informoi në konferencën e sotme Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Sektorët e rrezikut të detektuar dhe të përfshirë në strategjinë që e miratoi Kuvendi më 18 prill janë edhe sistemi politik, gjyqësore, puna dhe politika sociale, ekonomia dhe biznesi, ndërmarrjet publike, mediat dhe shoqëria civile.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska informoi se për herë të parë në Kuvend është biseduar për një strategji të këtillë nacionale edhe atë në dy komisione parlamentare – për sistem politik dhe juridiko-ligjvënës dhe në seancë treditore plenare.

“Të gjithë diskutuesit edhe nga pushteti edhe nga opozita janë pajtuar se diskutimi për një dokument të përgatitur mirë, në të cilin shumë realisht janë detektuar faktorët e rrezikut, fushat dhe sektorët e Antikorrupsionit i dhanë mbështetje të plotë për zbatimin e Strategjisë”, deklaroi Ivanovska.

Koordinatori i miratimit të strategjisë nacionale, Vladimir Georgievski theksoi se strategjia është mekanizëm parandaluese dhe proaktive për ballafaqim me korrupsionin, që në pajtueshmëri me ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit e përgatit KSHPK dhe e dorëzoi në Kuvend, i cili pas shqyrtimit e miratoi më 18 prill.

“Politika e suksesshme antikorruptive është pjesë e procesit eurointegrues, ndërsa strategjia është themel për avancimin e kornizës ligjore dhe ndërmarrjen e aktiviteteve reformuese në të ardhmen. Me miratimin më 18 prill ky dokument strategjik nacional pesëvjeçar antikorruptiv, bëhet dokument i gjallë edhe pas publikimit në gazetën zyrtare, vazhdojnë të rrjedhin afatet për implementim”, deklaroi Georgievski.

Katica Nikollovska nga KSHPK sqaroi se deri në fund të vitit 2021 është paraparë të fillojnë 93 aktivitete prioritare apo 31 për qind nga aktivitetet e përgjithshme të planifikuara në strategji.

“Janë propozuar 110 masa dhe 184 aktivitete për realizimin e tyre në periudhën prej 2021 deri në 2025. Prej tre 93 aktivitete duhet të fillojnë në vitin 2021 apo 31 për qind nga gjithsej të planifikuarit. 69 duhet të fillojnë në 2022, dhjetë aktivitete janë planifikuar në 2023 dhe tre aktivitete në 2024. Ata mund të prolongohen, pasi varen nga gatishmëria e institucioneve që duhet të qasen drejt realizimit të tyre”, theksoi Nikollovska.

Më shumë masa dhe aktivitete janë të orientuara në sektorët organe për zbatim të ligjit – 13 masa dhe 25 aktivitete, sektor shëndetësi me 18 masa dhe 26 aktivitete dhe sektor arsim – 18 masa dhe 28 aktivitete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button