Anketë e Portalbit: Sa ka ndikuar periudha e pandemisë në shëndetin mental te të rinjtë e RMV-së (Infografik)

Periudha e pandemisë ka ndikuar shumë në shëndetin mental te të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, kështu thonë rezultatet e anketës së Portalb-it.  Shumica e të rinjve gjatë kësaj periudhe kanë përjetuar ndjenjë ankthi apo depresioni, madje për këtë kanë menduar të kërkojnë ndihmë nga ndonjë psikolog. Nga ana tjetër, sporti, muzika dhe leximi kanë qenë e vetmja ndihmesë që të rinjtë të kalojnë kohën e tyre.

Në këtë anketë kanë marrë pjesë gjithsej 93 të rinj. Kjo anketë na bëri të kuptojmë se për shumicën e të rinjve periudha e pandemisë ka shkaktuar depresion dhe ankth, ngase në këtë pyetje të anketës 61.1% prej tyre janë përgjigjur me po dhe 38.9% me jo. Ndërkaq, për faktin se a ka ndikuar kjo periudhë në shëndetin e tyre mental 52.7% janë përgjigjur me po, 31.9% me jo dhe 15.4% tjerë thanë se kishin kaluar një periudhë të vështirë.

Duke pasur parasysh se ka qenë një periudhë mjaftë e gjatë, e veçanërisht periudha e karantinës kur u detyruam të kalonim ditën brenda katër mureve, ishte shumë e vështirë për të gjithë. Kjo ka prekur të rinjtë, që vuanin për shëtitje me shoqëri, takime të ndryshme, studime me prezencë fizike dhe të tjera. Ndërkaq, mesa duket nga anketa një numër i madh i përgjigjeve thonë se nuk kanë kërkuar ndihmë nga psikologu për këtë shkak por, nga ana tjetër thonë se e kanë menduar një gjë të tillë.

Një pyetje tjetër ishte se si e kanë menaxhuar ata kohën për të tejkaluar këto vështirësi. Nga përgjigjet vërehet se sporti, muzika dhe leximi kanë qenë ndihmesa më e madhe gjatë kësaj periudhe për çdo të anketuar.

Për fund ata e kishin mundësinë që të shprehnin lirshëm për atë se çfarë shpresonin për të ardhmen. Dëshira e tyre kryesore është të kalojë kjo pandemi dhe t’i kthehemi normalitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button