Stacionet hekurudhore dhe ndalesat në Shkup – të harruara nga koha dhe institucionet kompetente

Përkundër premtimeve për ringjalljen e tyre nga disa vjet më parë, stacionet e trenave dhe ndalesat në rajonin e Shkupit janë një histori e veçantë tmerri për qytetarët që udhëtojnë me tren. “Meta.mk” bëri një turne në disa nga vendet ku udhëtarët duhet të zbresin në kryeqytet dhe mësoi se stacionet dhe ndalesat janë në gjendje katastrofike, shkruan Meta.mk.

Në disa lokacione kishim vështirësi për të hyrë sepse stacionet e trenave dhe stacionet nuk mund të gjendeshin në Google Maps. Edhe qytetarët që takuam në terren nuk mund të na tregonin në cilin drejtim të lëviznim për të arritur në këto lokacione. Nga të gjitha stacionet hekurudhore dhe ndalesat që vizituam në rajonin e Shkupit, vetëm në vendbanimin Gjorçe Petrov hasëm në tabelë që tregon se në cilin drejtim duhet të lëvizin udhëtarët për të arritur deri te objekti.

Foto: Bojan Blazevski.
Foto: Bojan Blazevski.

Përkundër faktit se stacioni hekurudhor në Gjorçe Petrov ka tabelë informacioni që tregon drejtimin e  lëvizjes, qasja deri te objekti është e paasfaltuar. Gjetëm edhe një shteg këmbësorësh që çon deri te objekti, por as ai nuk është i asfaltuar. Në stacion nuk ka vend ku mund të lihet biçikletë, kurse vetë stacioni është i vendosur në një objekt të përkohshëm – një barakë. Parking biçikletash nuk gjetëm. Në afërsi nuk ndalet linjë autobusi e transportit publik, kështu që udhëtarët që udhëtojnë me tren duhet të ecin deri në stacionin më të afërt të autobusit 22.

Foto: Bojan Blazevski.
Foto: Bojan Blazevski.

Stacioni hekurudhor i Veriut në Shkup nuk ka fare tabelë informacioni për qasje deri aty nga rrugët përreth në lagje. Objekti nuk është regjistruar as në Google Maps, ndërsa hyrja në stacion është nëpër shtigje këmbësorësh që janë mbuluar në mbeturina. Rreth objektit ka deponi, kurse e vetmja gjë pozitive është se nga ky lokacion fillojnë linja të autobusëve për qytetarët që të shkuar diku tjetër. Pavarësisht, stacioni hekurudhor Shkup Verior nuk ka parkim biçikletash. Platformat që udhëtarët të hipin dhe të zbresin nga treni janë të mbuluara me bar, hyrjet nëntokësorë për këmbësorët nga objekti anash deri në platforma janë jofunksionale dhe ndriçimi dhe dritat janë thyer.

Foto: Bojan Blazevski.
Foto: Bojan Blazevski.

Situatë të ngjashme hasëm edhe në stacionin e hekurudhor Maxhari. Megjithëse është e vendosur në qendër të kësaj lagjeje të Shkupit, nuk ka asnjë tabelë informacioni për udhëtarët në stacion. Afër objektit është një stacion autobusi që u mundëson udhëtarët të vazhdojnë udhëtimin e tyre me transport publik, por në kuadër të objektit nuk ka parkim biçikletash. Ekziston rrugë të asfaltuar deri në stacion, por vetë objekti i stacionit është në një gjendje të shkatërruar dhe nuk është rindërtuar për vite me radhë. Vendndodhja e stacionit të trenit Maxhari nuk mund të gjendej në Google Maps.

Foto: Bojan Blazevski.
Foto: Bojan Blazevski.

Udhëtimin tonë e përfunduam në Komunën e Zelenikovës, ku vizituam stacionin hekurudhor Zelenikovë dhe ndalesën Zelenikovë e re. Kur vini nga Shkupi, së pari arrihet te ndalesë, ku nuk ka asnjë shenjë që do të informonte udhëtarët se ku gjenden. Nuk ka banka për t’u ulur as tendë, në zonë nuk ka asnjë tabelë informacioni, nuk ka orar të ngjitur dhe nuk ka parkim për biçikleta. Ekziston vetëm një stacion autobusi për linjën 67 të transportit publik të Shkupit, kështu që udhëtarët mund të transferohen nga treni në autobus dhe anasjelltas.

Stacioni hekurudhor në Zelenikovë, megjithëse është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XX, është në një gjendje të shkatërruar. Nuk ka asnjë tabelë informacioni në rrugët përreth për qasjen e pasagjerëve në stacion, as nuk ka parkim biçikletash brenda ndërtesës. Qytetarët mund të kalojnë vetëm në një autobus afër stacionit të trenit.

Stacionet hekurudhore dhe ndalesat në rajonin e Shkupit janë nën kompetencat e drejtpërdrejta të Ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore të RMV, ku bëmë pyetje dy herë në dy javët e fundit, por nuk kemi marrë përgjigje për këtë temë.

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov në programin parazgjedhor para zgjedhjeve lokale në 2017 “Jetë për të Gjithë”, në faqen 18, ka premtuar se Qyteti i Shkupit do të rigjallërojë stacionet hekurudhore të lëna pas dore në Draçevë, Qendra e Transportit, Maxhari, Shkup-Veri , Vollkovë dhe Gjorçe Petrov, duke premtuar në të njëjtën kohë ndërtimin e rampave për biçikleta dhe shtigjeve të reja për biçikleta në këto stacione hekurudhore. Pyetje dërguam edhe për Qytetin e Shkupit më 2 dhe 12 prill në lidhje me shkallën e revitalizimit të stacioneve hekurudhore të lëna pas dore, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje në pyetjet tona.

Rajoni i Shkupit me hekurudha në gjatësi prej rreth 100 km ka kushte të shkëlqyera për krijimin e një hekurudhe qytet-periferi që do t’u siguronte qytetarëve udhëtime të shpejta, të lira dhe ekologjike brenda kryeqytetit, por projekt i tillë nuk është themeluar . “Meta.mk” tashmë ka shkruar se me linja të tilla hekurudhore udhëtimi do ishte së paku dy herë më i shpejt krahasuar me transportin ekzistues publik në Shkup.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button