Nga sa para mori secili deputet i Kosovës në vitin e parë të pandemisë

Rreth 4 milionë euro të buxhetit të shtetit kanë shkuar në paga dhe mëditje të ligjvënësve, gjatë vitit të parë të pandemisë. Ndonëse deputetët arkëtuan deri në 38 mijë euro pagë vjetore, ata përmbushën agjendën legjislative të këtij viti vetëm në shkallën 11 për qind.

Nga raporti vjetor i siguruar nga KOHA, del se më së shumti para mori presidentja aktuale Vjosa Osmani, që gjatë vitit të shkuar ishte kryetare e Kuvendit. Ajo mori mbi 38 mijë euro në paga.

Pas saj më të paguarit ishin Fikrim Damka, Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi e Kujtim Shala. Të pestit morën mbi 35 mijë euro për kokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button