Shitblerja e kriptomonedhave tani i mundshëm edhe Venmo

Me Bitcoin i cili po përqafohet në masë nga kompani e investitorë, platforma në pronësi të PayPal, Venmo, ditën e sotme hapi tregtimin e kriptomonedhave, raporton PCW. Përdoruesit e Venmo tashmë mund të blejnë, mbajnë dhe shesin Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash.

Përdoruesit e Venmo mund të blejnë një aset dixhital duke filluar nga 1 dollarë. Përdoruesit gjithashtu mund të gjurmojnë çmimet të aksesojnë udhëzues dhe video për të mësuar për paranë virtuale.

Lëvizja e Venmo ndjek hapat e aplikacionit Square i cili në fakt lançoi këtë shërbim që prej 2017-ës kur interesi për Bitcoin arriti majat. Venmo thotë se 30% e përdoruesve të platformës kanë blerë kritpomonedha. Megjithatë në pamundësi për të blerë përmes Venmo ata janë detyruar të investojnë në platforma të tjera.

Në rastin e Square afro 3 milionë njerëz kanë blerë Bitcoin përmes shërbimit të tij në 2020-ën ku 1 milionë ishin blerës të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button