RMV, nxënësit do të zgjedhin nëse duan libra digjital në ose të shtypura, sqaroi ministrja Carovska

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit shkollor 2021/22 planifikohet digjitalizimi i librave shkollore, fillimisht nxënësit e klasave të katërta do të mund të marrin librat në formë digjitale, transmeton Portalb.mk.

“Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën akoma do të marrin libra në formë të shtypur, derisa në vitin e ri shkollor vetëm nxënësit nga klasa e katërt përkundër mundësisë në letër, do të mund të marrin libra edhe në formë digjitale”, raportojnë nga ministria, duke theksuar se librat do të jenë edhe në formë audio dhe të shtypura sipas alfabetit të Braut.

Ministria vlerësuan që librat e ri do të jenë të tilla që do të nxitin nxënësin drejt hulumtimeve të reja.

“Çdo prind që vlerëson që fëmija i tij nuk do të mund të mësojë në formë elektronike, do të mund të printojë librin dhe nuk do të ketë asnjë problem”, deklaroi ministrja Carovska, në lidhje me rastet kur prindërit nuk do të preferojnë fëmijët e tyre të mësojnë nga librat digjital.

Në lidhje me efektin negative të librave elektronik në shëndetin e nxënësve, ministrja theksoi që nxënësit vazhdojnë të qëndrojnë gjatë në rrjete sociale pa ndonjë dobi.

“Ligji i ri për libra do të sigurojë material cilësore për mësim, si dhe mundëson model të kombinuar për pranimin e librave në formë të shtypur ose elektronike, në bazë të nevojave dhe mundësive të nxënësve dhe familjes”, deklaroi ministrja Milla Carovska.

Ministrja njoftoi që librat e klasës së parë janë të shtypura dhe do të shpërndahen nëpër shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button