Shkencëtari norvegjez i cili vërtetoi lidhshmërinë mes vaksinës “AstraZeneca” dhe rastet e vdekjes nga tromboza ka fshehur se ka marrë para nga “Pfizer”

Hematologu norvegjez Pal Andre Holme, i cili së bashku me disa kolegë të tij janë autorë të studimit shkencor në të cilën është vërtetuar se rastet e vdekjes nga mpiksja e gjakut te tre punonjës shëndetësor në Norvegji janë për shkak të vaksinës “AstraZeneca”, në pesë vitet e fundit ka pranuar mbi një milion kruna nga “Pfizer” dhe “Baer”, shkruan gazeta norvegjeze “VG”, transmeton Portalb.mk.

Pal Andre Holme është shef i repartit për sëmundje të gjakut në Spitalin Universitar në Oslo dhe ai udhëhiqte pjesë klinike të studimit. Por, ajo që nuk është përmendur në studim është se ai ka pranuar 265.438 kruna nga kompania farmaceutike “Pfizer” nga viti 2015 deri në 2019 dhe 663.659 kruna nga “Baer”. Në mënyrë shtesë, kompania e tij “Hemakonsult” ka marrë 262.450 dhe 57.697 kruna nga “Pfizer” dhe “Baer” në vitin 2019, apo gjithsej 1.249.244 kruna për pesë vite, që është rreth 125 mijë euro, shkruan “VG”.

Holme për gazetën norvegjeze ka deklaruar se paratë kanë qenë për ligjërata në kongrese ndërkombëtare dhe vendore, trajnime dhe harxhime të rrugës.

Shkencëtarët të cilët publikojnë studime në magazina me renome si The New England Journal of Medicine (NEJM) ku ai dhe kolegët publikuan studimin për efektet e padëshiruara të vaksinës së “AstraZeneca”, duhet të ndjekin rekomandime të caktuara etike. Njëri prej tyre është që t’i theksojnë të gjithë partnerët që kanë pasur, të cilët mund të jenë relevant për studimin dhe të gjitha të ardhurat financiare që kanë pasur, të cilat mund të lënë përshtypje për konflikt të interesit. Në të a.q. dokument për transparencë ai nuk ka theksuar se nuk ka pasur lidhje të tilla.

“VG” po ashtu ka publikuar se disa prej bashkë autorëve të studimit të Holme kanë pranuar pagesa të ngjashme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button