Gerrard: Suarezi e meriton çmimin e lojtarit të vitit

Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë se nëse bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, nuk e fiton çmimin e lojtarit të vitit në Angli këtë vit, ai do të bëhet lojtari më i mirë që nuk e ka fituar këtë çmim ndonjëherë, njofton telegrafi.
Uruguaiani shënoi golin e tij të 22-të në Ligën Premier, në fitoren epike 3-2 ndaj Tottenhamit këtë javë.

Ai ka shënuar gjithsej 29 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat. Konkurrentët e tij për këtë çmim janë Gareth Bale i Tottenhamit dhe Robin Van Persie i Manchester Unitedit.

”Nëse Suarez nuk e fiton një çmim këtë vit, ai do të jetë lojtari më i mirë që nuk e ka fituar këtë çmim ndonjëherë”, ka thënë Stevie G për profilin e klubit në Twitter.

Lajme të ngjashme

Back to top button