15 mijë euro për tre muaj për avokatin Trajçev, ASh-ja në Tetovë kërkon llogari prej Komunës së Tetovës

Nga pesë mijë euro në muaj, për tre muaj radhazi Komuna e Tetovës ka paguar avokatin nga Shkupi, Nikola Trajçev, kështu pohuan sot nga Aleanca për Shqiptarët duke publikuar një dokument i cili vërteton këtë, ata kërkojnë nga autoritetet komunale që të publikojnë kontratat për honorarë me avokatin Trajçev. Nga Komuna e Tetovës, nuk përgjigjen në pyetjet e Portalb.mk.

Muzafer Etemi, kryetar i degës së Tetovës të Aleancës për Shqiptarët, potencoi se sipas dokumentit të publikuar në Sistemin për Furnizime Publike, shihet se gjithsej 913.724 denarë avokati Nikola Trajçev është paguar nga Komuna e Tetovës për 3 muaj

“Në bazë të dokumentit të publikuar nga Ministria e Financave,  i mbështetur nga USAID dhe IRI, Komuna e Tetovës i ka paguar Avokatit Nikolla Trajçev mjete nga xhiro llogaria e Komunës së Tetovës   për tre muaj edhe atë për muajin Janar, Shkurt dhe Prill për shërbime Juridike gjithsej 913.724 mijë denarë ose 14.857 Euro, para të taksa paguesve të qytetit të Tetovës?!” tha Muzafer Etemi nga ASh-ja.

Ai shtoi se kontributet se autoritetet komunale nuk kanë gjetur para për të paguar kontributet e punonjësve të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) ndërsa paguajnë 15 mijë euro avokatin Trajçev.

“Kjo Komunë duke se ka paguar Avokatin 15.000 euro per tre muaj ndërsa nuk ua paguan kontributet dhjetëra punëtorëve të ndërmarrjes Publike të Qytetit dhe shpeshherë duke ua vonuar edhe pagat mujore?” shtoi Etemi.

Etemi gjithashtu kërkoi që Komuna e Tetovës të bëje publike kontratën për honorarët me avokatin Nikola Trajçev dhe të tregojë në qoftë se ka pasur tender për të angazhuar avokat me çmim më të volitshëm.

“Kërkojmë urgjentisht nga Komuna e Tetovës dhe Kryetarja Teuta Arifi që sa më parë të deklarohet ndaj këtij skandali, të bëjë transparente  edhe kontratën për honoraret  me Avokatin Nikolla Trajçev, të japë informata nëse ka pasur tender për të angazhuar Avokat me çmim më të volitshëm.  Të japë përgjigje se cilat kanë qenë kriteret e përzgjedhjes së Avokatit Trajçev” shtoi Muzafer Etemi nga ASh-ja.

Heshtje në Komunën e Tetovës

Gazetari i Portalb.mk  ka kërkuar përgjigje në lidhje me punën e avokatit Nikola Trajçev në Komunën e Tetovës dhe shërbimet të cilat ai i kryen, megjithatë, përgjigje nuk kemi marrë.

Sot menjëherë pas konferencës për shtyp të degës së Tetovës të Aleancës për Shqiptarët, kërkuam edhe qëndrimin e komunës së Tetovës. Megjithatë, nga atje nuk deshën të prononcohen.

Ndryshe, Komuna e Tetovës është komuna me më shumë borxhe në Maqedoninë e Veriut. Shifra e saktë e borxhit nuk dihet sepse nuk është transparente në ueb faqen e komunës, megjithatë, bëhet fjalë për një borxh prej më shumë se 10 milion eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button