Deputetët në RMV u pajtuan që gjendja e krizës për shkak të migrantëve të zgjasë deri në fund të vitit

Gjendja e krizës në kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë së Veriut do të zgjasë më së paku deri në fund të vitit, për shkak të rrezikut të lartë nga hyrja dhe tranziti i migrantëve, ndërsa me qëllim mbrojtja e shëndetit publik në kushte të pandemisë së shpallur të Covid – 19. Komisioni parlamentar për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme miratoi njëzëri propozim vendimin e Qeverisë për vazhdim të afatit për gjendje të krizës në një pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut, shkruan Portalb.mk.

Vendimi përfundimtar pritet të miratohet në seancën e nesërme parlamentare, së bashku me propozim vendimet për dërgim të pjesëtarëve të ARM-së në operacionin ndërkombëtar të OKB-së – UNIFIL në Liban, të cilët gjithashtu kaluan në seancën e sotme të komisionit.

Qeveria më 13 prill miratoi procesverbalet e seancës së 10-të të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me kriza dhe procesverbalin e seancës së grupit për vlerësim dhe konfirmoi nevojën që të vazhdohet afati për gjendjen e krizës deri më 31 dhjetor 2021.

Në mars të këtij viti, Qeveria gjithashtu i dorëzoi Kuvendit propozim vendim për vazhdim të gjendjes së krizës për shkak të migrantëve, por me kohëzgjatje deri më 31 shtator. Por, ky propozim vendim mbeti pika e vetme e pa votuar nga seanca e 36-të parlamentare, në rend dite të së cilën ishin edhe ligjet nga pakoja e pestë e masave, që u votuan të dielën.

Propozim vendimi fillestar e kaloi afatin kur duhej të miratohej – deri më 31 mars, kur skadoi vendimi paraprak për gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të shtetit, sepse Aleanca dhe Alternativa kishin dorëzuar qindra amendamente. Kështu u krijua vakum dhe për këtë presidenti, Stevo Pendarovski u detyrua që ta tërheq armatën nga kufiri jugor dhe verior, që ta kthejë kur Qeveria intervenoi me vendim për vazhdim të gjendjes së krizës për një muaj.

Gjendja e krizës në kufirin jugor dhe verior zgjat tashmë disa vite dhe vazhdimisht vazhdohet që të mund të angazhohet edhe armata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button