VMRO – DPMNE ka paraqitur padi kundër Xhaferit dhe deputetëve me Covid – 19 të cilët morën pjesë në Kuvend

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së ka paraqitur padi penale për shkelje të Kodit Penal nga ana e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe dy deputetët Bisera Kostadinovska nga LSDM dhe Mirosllav Bogdanovski nga DOM, të cilëve edhe pse u ishte caktuar izolim shtëpiak, kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit dhe me skanfanderë votuan për pikat e seancës së 32-të dhe 36-të, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia duhet të jetë shtet në të cilin ligjet dhe Kushtetuta vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të Kodit Penal, ndërsa veçanërisht në nenet 205 dhe 206 që kanë të bëjnë me mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së dhe koalicionit sot do të dorëzojë padi penale në Prokurorinë Themelore Publike”, tha në deklaratë për mediat deputetja Eli Panova.

Ajo sqaroi se, denoncimi kundër kryeparlamentarit është sepse ai ka mundësuar që në seancë të marrin pjesë dy deputetë pozitiv me Covid – 19.

“Kjo do të thotë se, kemi dyshim të bazuar se janë shkelur nenet e Kodit Penal, gjithashtu ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundje infektive”, tha përfaqësuesja e VMRO – DPMNE-së, duke shtuar se padia penale do të dorëzohet në Prokurorinë Publike, e cila duhet ta procesojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button