Pendarovski – Petresku: Është i rëndësishëm zhvillimi i bashkëpunimit bilateral

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot ka pranuar në takim komandantin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Rumanisë, Daniel Petresku, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend, transmeton Portalb.mk.

Në takim u shkëmbyen mendime për raportet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, posaçërisht për bashkëpunimin në mbrojtje i cili përfshin vizita të nivelit të lartë, takime ekspertësh në fushën e të drejtës së mbrojtjes, logjistikë dhe zbulim, trajnime, kurse, pjesëmarrje në aktivitetet stërvitore, si dhe aftësime profesionale në qendrat ushtarako – arsimore në Rumani.

“Bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm mes dy armatave dhe konstatuan se me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO janë hapur edhe mundësi të reja për zgjerimin e partneritetit. Presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë e vazhdimit dhe zhvillimit të bashkëpunimin bilateral në mbrojtje, si dhe mbajtjes së dialogut të vazhdueshëm dhe dinamik politiko- ushtarak mes dy shteteve”, thuhet në kumtesën e dërguar nga kabineti presidencial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button