Kroos:Arsenali nuk duhet të nënçmohet

Mesfushori i Bayern Munichut, Toni Kroos, ka thënë se ekipi i tij duhet të fokusohet dhe të mos e nënçmojë Arsenalin edhe pse kanë një avantazh prej dy golave në ndeshjen e kthimit.
”Nuk duhet të mendojmë për shortin në raundin e ardhshëm ende. Ne kemi ndeshjen e kthimi kundër Arsenalit së pari. Duhet ta sigurojmë kalimin në raundin tjetër para se të diskutojmë për shortin”.

”Duhet të jemi të fokusuar dhe të mos e nënçmojmë Arsenalin. Ata janë ekip i madh, siç e pamë të gjithë në ndeshjen e parë. Duhet të bëjmë një lojë të mirë përsëri”, ka thënë Kroos.

Lajme të ngjashme

Back to top button