fbpx

Ambasadori amerikan në Moskë do të kthehet për konsultime në Uashington

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, tha se këtë javë ai do të kthehet në Shtetet e Bashkuara për konsultime, transmeton REL.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës janë përshkallëzuar në javët e fundit.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi për sanksione të ashpra ndaj Rusisë për shkak të sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve ndaj ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Edhe disa çështje tjera kanë ndikuar në tensionet mes dy vendeve siç është: burgosja dhe përkeqësimi i shëndetit të kritikut të Kremlinit, Alekandar Navalny, pastaj dërgimi i forcave shtesë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën si dhe akuzat e Çekisë për përfshirjen e Rusisë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh më 2014.

“Besoj se është e rëndësishme për mua të flas drejtpërdrejt me kolegët e mi të rinj në administratën e Bidenit për gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, u citua Sullivan të thoshte nga zëdhënësja e ambasadës Rebecca Ross.

“Gjithashtu, unë nuk kam parë familjen time për më shumë se një vit”, ka thënë ambasadori Sullivan, duke sinjalizuar se ai do të kthehet gjatë javëve të ardhshme në Moskë, para ndonjë takimi të mundshëm midis presidentit Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.

Njoftimi i Sullivanit vjen pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në fillim të kësaj jave tha se ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të Putinit, Yury Ushakov, kishte rekomanduar që Sullivan të kthehej në Uashington për të bërë “konsultime serioze”.

I dërguari i Rusisë në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar u kthye në Moskë për konsultime pasi Biden deklaroi që ai besonte se presidenti rus Putin është një vrasës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button