Aborti me barna, prej tani në dispozicion në Klinikën për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup

Prej sot, metoda alternative për ndërprerjen e shtatzënisë me ndihmën e ilaçeve është në dispozicion në Klinikën për gjinekologji dhe obstetrikë. Projekti për abort medikamentoz, filloi të zbatohet në fillim të këtij viti nga HERA dhe Klinika Universitare për gjinekologji dhe obstetrikë (KUGJO), me qëllim që të përmirësojë kapacitetin e shëndetit publik për sigurimin e këtij shërbimi shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të thjeshtësisë dhe sigurisë së saj për shëndetin e grave, aborti me medikamente gjithnjë e më shumë po zëvendëson metodën kirurgjikale të ndërprerjes së shtatzënisë, e cila konfirmohet edhe me faktin se me këtë metodë kryhen deri në 80 përqind të aborteve në vendet e BE-së. Gjithashtu, në kushtet të pandemisë, aborti i me barna konsiderohet si opsion më i sigurt për ndërprerjen e shtatzënisë, pasi minimizon nevojën për të vizituar institucionet shëndetësore, gjë që zvogëlon rrezikun e ekspozimit ndaj kovid-19”, thuhet në deklaratën e HERA-s.

Shtohet se, në kuadër të këtij projekti, me donacion nga Federata Ndërkombëtare për prindërim të planifikuar, u rinovua dhe pajis një hapësirë e Klinikës, e cila do të përdoret për informim dhe këshillim të grave për abortin me medikament. Janë shtypur broshura për pacientët dhe është ofruar trajnim i personelit mjekësor për gratë që zgjedhin këtë opsion.

Bashkëpunimi midis Klinikës dhe HERA-s është në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për miratimin e Udhëzimeve klinike për abort të sigurt, nga 30 dhjetori 2020, në përputhje me standardet e OBSH-së, i cili gjithashtu ofron udhëzime mjekësore për kryerjen e intervenimit. Për më tepër, në kuadër të Programit preventiv ​​për shëndetin e nënave dhe fëmijëve për vitin 2021, kjo ministri siguroi buxhet prej gjysmë milion denarë për prokurimin e barnave të nevojshme për abort mjekësor për Klinikën për gjinekologji dhe obstetrikë.

Për shkak të mungesës së ilaçeve në treg dhe personelit mjekësor ende të pa trajnuar trajnuar mjaftueshëm, kjo metodë e re, tani për tani nuk do të jetë në dispozicion kudo në vendin tonë, informuan nga HERA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button