fbpx

Këshilli i Prokurorëve të enjten duhet të zgjedhë 5 prokurorë të lartë dhe 5 prokurorë për ndjekje të krimit të organizuar

Këshilli i Prokurorëve publikë në ueb-faqen e vet njoftoi se për ditën e enjte (22 prill) është caktuar seancë në të cilën duhet të zgjidhen 5 prokurorë në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe po aq në Prokurorinë e lartë publike në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Njoftimi, i cili u publikua vitin e kaluar, përfundoi rreth tetë muaj më parë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Prokurorisë publike, aktualisht Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, së bashku me shefen Vilma Ruskovska ka 10 prokurorë, ndërsa Prokuroria e lartë publike Shkup ka tetë prokurorë, që do të thotë se nëse zgjidhen ata do të kenë 15 përkatësisht 13 prokurorë.

Vendimi i Këshillit të Prokurorëve për thirrjen e seancës

Personeli i ri në këto dy prokurori do të zgjidhet nga radhët e prokurorive ekzistuese, të cilat janë sipas hierarkisë të një niveli më të ulët. Ligji për Prokurorinë publike përcakton që prokuror në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit mund të zgjidhet person me të paktën katër vjet përvojë të vazhdueshme si prokuror publik dhe në dy vitet e fundit ka marrë vlerësime pozitive për punën e tij. Ndërsa kusht për zgjedhje në prokurorinë e e lartë, është gjashtë vjet përvojë dhe vlerësim pozitiv në tre vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button