Qyteti i Shkupit shpalli thirrje për ndarje të subvencioneve për pastrim të oxhaqeve

Qyteti i Shkupit sot, e martë (20 prill 2021), shpalli thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për zvogëlimin e pasojave të ndotjes së ajrit. Risi e kësaj thirrje është mundësia që qytetarët të aplikojnë online, transmeton Portalb.mk.

Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të rimbursojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë neto më së shumti deri në 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të paraqesin kërkesë edhe personat fizikë edhe juridikë vendbanimi ose selia e të cilave është në zonën e Qytetit Shkup.

Subvencionet vlejnë edhe për oxhaqet e pastruara nga 01.01.2021, ndërsa Thirrja publike zgjat deri më 30.11.2021, dhe do të realizohet mbi parimin e “i pari vjen, i pari shërbehesh”, gjegjësisht deri në shterimin e fondeve në vlerë prej një milion denarë të parashikuar për këtë qëllim me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021.

Më shumë informacion në lidhje me thirrjen publike mund të gjeni këtu.

Qëllimi i këtij projekti që Qyteti i Shkupit e realizon në vazhdimësi është zvogëlimi i ndotjes së ajrit në qytet, veçanërisht me grimcat (PM10 dhe PM2.5). Një nga arsyet kryesore për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e ndërtesave që nuk janë të lidhura me ngrohjen qendrore, kryesisht për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë joadekuate të drurit dhe ruajtjes së tij, përdorimi i të vjetërve, si dhe pastrimi dhe mirëmbajtja e parregullt e oxhaqeve.

Është e ditur se oxhaqet e lëna pas dore dhe të papastra janë një rrezik i madh. Jo vetëm që është e lartë ndotja dhe emetimi i grimcave PM 10, por edhe siguria e përdoruesve rrezikohet nëse nuk kryhet pastrimi i rregullt. Rekomandohet pastrimi i oxhaqeve 3 herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe një herë kur të mbarojë.

Përkujtojmë se Qyteti i Shkupit këtë masë e realizoi në vitet 2018, 2019 dhe 2020, kur u dhanë rreth 1000 subvencione.

Nndërkohë dje, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje për ndarjen e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe skuterëve elektrikë në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button