fbpx

Nëse keni kaluar COVID-19, nuk keni garanci se jeni imun, vaksinimi mbetet vendimtar

Studimi me më shumë se 3 000 ushtarë të rinj amerikanë zbuloi se ata që nuk kishin pasur kurrë COVID-19 kishin rrezik pesë herë më të lartë të infeksionit sesa ata që kishin sëmundjen, thuhet në punimin shkencor të botuar në revistën Lancet Respiratory Medicine, shkruan Panacea.mk.

Sipas këtij studimi, rreth 10 për qind e ushtarëve që u rikuperuan nga koronavirusi u infektuan përsëri.

“Nëse keni kaluar COVID-19, kjo nuk do të thotë se jeni imun, vaksinimi mbetet vendimtar”, thuhet në revistën Lancet.

“Midis 189 subjekteve seropozitivë, 19 prej tyre (10%) kishin të paktën test PCR pozitiv për virusin SARS-CoV-2 gjatë periudhës gjashtë javësh, për sa kohë që ato monitoroheshin”, zbuloi studimi.

Ushtarët e infektuar më parë, të cilët u infektuan përsëri, kishin nivele më të ulëta të antitrupave dhe antitrupa më pak neutralizues krahasuar me ushtarët e infektuar më parë, të cilët nuk u infektuan përsëri, zbuloi studimi.

“Megjithëse antitrupat e induktuar nga infeksioni i parë janë shumë mbrojtës, ato nuk garantojnë aktivitet efektiv në neutralizimin e koronavirusit ose imunitetin ndaj infeksionit në të ardhmen,” përfundoi studimi.

“Kjo analizë është kryer brenda planifikimit të kujdesit shëndetësor të ushtarëve nga COVID-19. Kryesisht u përfshinë ushtarë meshkuj të moshës 18 deri 20 vjeç, pas karantinës shtëpiake dy-javore, pa mbikëqyrje mjekësore”, thuhet në punimin shkencor.

Një studim tjetër, i botuar në numrin mars të revistës, zbuloi se shumica e njerëzve që morën COVID-19 ishin të mbrojtur nga infeksion i ri për të paktën gjashtë muaj, por që njerëzit e moshuar ishin më të prirur ndaj infeksioneve të reja sesa të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button