RMV, ndërroi jetë avokati dhe gjykatësi Numan Limani

Ndërroi jetë avokati dhe gjykatësi Numan Limani. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij në rrjetet sociale, njofton Portalb.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën në ora 14:00 në Kërçovë.

Lumani ka doplimuar në Fakultetin Juridik pranë “Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 1981.

Nga viti 2013 ishte i zgjedhur për gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup, ku ka vepruar në lëndë në repartin civil dhe lëndë të kontesteve tregtare.

Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka punuar si sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa deri në vitin 2013 ka punuar si këshilltar shtetëror.

Nga viti 1993 deri në vitin 2006 ka punuar si avokat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button