RMV, Lufta kundër korrupsionit është në fokusin e partneritetit tonë: Ambasada e SHBA-së e përshëndeti miratimin e strategjisë antikorruptive

Ambasada e SHBA-së në Shkup e përshëndeti miratimin e Strategjisë kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe konflikteve të interesave për periudhën 2021-2025, njofton Portalb.

“Ky është një hap i rëndësishëm, por progresi vërtetë do të matet me zbatimin e suksesshëm të strategjisë. Lufta kundër korruopsionit dhe përforcimit të qeverisjes së të drejtës janë kyçe për Maqedoninë e Veriut dhe janë fokus kryesor i partneritetit tonë strategjik”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.

Strategjia u miratua ditën e djeshme në kuadër të seancës së 32-të të Kuvendit, në të cilën nuk mori pjesë opozita, ndërsa kuorumin e siguruan dy deputetët e shumicës, të cilët dolën nga izolimi dhe shkuan në Parlament me skafanderë.

Debati për strategjinë pesëvjeçare filloi të hënën e kaluar dhe zgjati tre ditë, me ç’rast opozita paralajmëroi mbështetje duke theksuar se ky dokument është i rëndësishëm për euro-integrimet, por shfaqi shpresi në kapacitetin e pushtetit për zbatim të saj.

Si qëllime kryesore të Strategjinë janë theksuar:

  • Rritje nivelit të përgjegjësisë politike dhe demonstruan vullnet për luftë kundër korrupsionit
  • Menaxhim i ndërgjegjshëm me ndikim politik në sektorin publik dhe parandalim të ndikimit politik dhe është në punën e trupave të pavarur dhe në procedurat e rregulluara me ligj
  • Përforcim i integritetit dhe llogaridhënies në sektorin publik
  • Zbatim i kompetencave në sektorin publik të ligjeve, në mënyrë transparente, etike, ekonomike, të përgjegjshme dhe efektive
  • Sigurim të integritetit dhe transparencës gjatë punësimit dhe politikave për resurse njerëzore në sektorin publik, bazuar në sistem të vlerave dhe kritereve për cilësi
  • Përforcim i mekanizmave mbikëqyrëse dhe kontrolluese
  • Digjitalizim në shërbimet publike
  • Ulje të korrupsionit në furnizimet publike dhe në procesin e ndarjes së granteve, subvencioneve dhe ndihmë tjetër shtetërore
  • Përforcim të kapaciteteve dhe përkushtimit të organeve për zbatim të ligjit, të prokurorisë dhe gjyqësisë në zbulimin dhe sanksionim të korrupsionit, si dhe përforcim të rezistencës ndaj korrupsionit në radhët e tyre
  • Mbështetje të transparencës dhe integritetit në sektorin privat
  • Ngritje të vetëdijes publike dhe realizim të edukimit antikorruptiv
  • Përfshirje e shoqërisë civile dhe mediat në luftën me korrupsionin në shoqëri dhe ndërtim të integritetit personal dhe profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button