RMV, 10.530 vaksinat e “Fajzer”-it nga e mërkura do të përdoren në pikat e vaksinimit në vend

Ministria e Shëndetësisë informoi se pasdite ka arritur dërgesa e parë nga vaksina “Fajzer”, që është siguruar me negociata të drejtpërdrejta me këtë prodhues të vaksinës kundër Kovid-19, njofton Portalb.

“Bëhet fjalë për 10.530 doza të vaksinës ‘Fajzer’, të cilat nga e mërkura do të shpërndahen nëpër pikat e vaksinimit në shtet, ku zhvillohet vaksinimi në pajtim me Strategjinë kombëtare për imunizim nga Kovid-19”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Paraprakisht, u paralajmërua se dërgesa e dytë nga “Fajzer”-i me edhe 10 mijë vaksina duhet të arrijë më 26 prill, me çka shteti ynë duhet të marrë gjithsej rreth 20.000 vaksina të këtij prodhuesi.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 135 raste të reja pozitive me Kovid-19, 35 kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit kurse 900 janë regjistruar si të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button