Greqia hoqi karantinën për disa shtete, përfitojnë edhe udhëtarët nga disa vende të Ballkanit

Tashmë është zyrtare, Greqia është gati t’i japë një tjetër frymëmarrje turizmit, raporton EN. Nga dita e sotme Greqia heq karantinën e detyrueshme për të gjithë turistët apo udhëtarët që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, zona Schengen, Britania e Madhe, Serbia, Izraeli, SHBA dhe Emiratet e Bashkuara.

Një vendim i tillë do të thotë se udhëtarët që mbërrijnë në shtetin fqinj nuk detyrohen të futen në karantinë për shtatë ditë, por ata duhet të përmbushin kushtin ose të kenë një test negativ COVID-19 të kryer në 72 orët e fundit para mbërritjes ose të kenë një dëshmi që janë vaksinuar. Qytetarët nga këto shtete do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Rodos, Kosit, Mykonos, Santorini Korfuzi etj., dhe dy vendkalimet kufitare tokësore.

Por në fuqi janë ende disa kufizime të cilat duhet të respektohen nga të gjithë, qoftë nga banorët qytetarët grekë, por edhe turistët. Sikundër shtetrrethimi, i cili nis në orën 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Baret, restorantet, tavernat e të gjitha vendet kulturore duhet të respektojnë masat kufizuese.

Mbetet për t’u sqaruar nëse vizitorëve do t’u kërkohet të dërgojnë mesazhe me tekst për të lëvizur nëpër vendet me interes apo dëshmia e tyre për të hyrë në vend, pra dëshmia e vaksinimit apo testi negativ do të jetë e mjaftueshme.

Qeveria ka njoftuar se hapja për sezonin turistik është caktuar për 14 maj. Autoritetet kanë vendosur t’u japin përparësi vetëtestimeve në mënyrë që të rihapet ekonomia. Në disa sektorë, sikundër transporti, dyqanet, punonjësit do të jenë të detyruar ta kryejnë këtë provë si kusht për të punuar, në të kundërt do të gjobiten.

Ndryshe, më 14 maj do të hapen kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut me Greqinë në Dojran dhe Bogorodicë, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Kufijtë me Greqinë janë mbyllur prej 16 marsit të vitit të kaluar për shkak të pandemisë kovid. Filipçe tha se ka komunikim të shpeshtë me ministrin grek të Shëndetësisë, ndërsa mëngjesin e sotëm bisedoi me ministrin për turizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button