RMV, QShP-ja siguron UNShM-në se do të përmbushet çdo obligim i marrëveshjes për maturën shtetërore

Nga Qendra Shtetërore e Provimeve përmes një kumtese kanë siguruar Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme se do të plotësojnë çdo obligim në lidhje me procesin e mbajtjes së maturës shtetërore i cili ka rrjedhur si rezultat i marrëveshjes mes kryeministrit Zaev dhe UNShM-së. Ky reagim erdhi disa orë pasi nga UNShM-ja denoncuan disa shkolla që sipas tyre, nuk kanë respektuar marrëveshjen, shkruan Portalb.mk.

Nga ky institucion potencuan se do të përmbushin çdo obligim të marrëveshjes për modelin e ri të mbajtjes së provimit të maturës shtetërore, kështu duke ju garantuar nxënësve se modeli i ri do të zbatohet në tërësi.

“Qendra Shtetërore e Provimeve informon se obligimet të cilat dolën si rezultat e marrëveshjes të përbashkët mes Qeverisë së RMV-së dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për maturën shtetërore, do të përmbushen në tërësi nga institucionet përkatëse dhe ato arsimore” kumtuan nga QShP.

Ata siguruan se kërkesa e UNShM-së e cila më pas u pranua nga Zaev, për përgatitjen e tre herë më shumë të detyrave për provimet dhe të tjerat, u janë dorëzuar shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut me datë 11 mars të këtij viti.

“Lëndët e maturës shtetërore janë paraparë të përgatiten nga komisioni me tre herë më shumë detyra të provimit, në përputhje me përfaqësimin dhe llojet e detyrave të shënuara në programet e provimeve të të gjitha lëndëve, dhe të njëjtat, minimum tre javë para datës së provimit, të publikohen. Nga ata detyre të provimeve është e nevojshme të përgatitet teksti për provimet interne. Këto udhëzime janë përcaktuar në lajmërimin të cilin ne si institucion kompetent për realizimin e maturës shtetërore e kemi dorëzuar në të gjitha shkollat e mesme me datë 11.03.2021” theksuan nga Qendra Shtetërore për Provime.

 

Ata ju bëjnë thirrje nxënësve që të mos mërziten për këtë pjesë dhe të gjithë fokusin ta kenë të përkushtuar në përgatitjen për testin e maturës, në mënyrë që, siç thonë nga QShP-ja, të përmbyllet në mënyrë të suksesshme ky proces arsimor. 

Ndryshe, edhe pse marrëveshja mes Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNShM) dhe kryeministrit të vendit, Zoran Zaev në lidhje me maturën shtetërore u pa si shpresëdhënëse dhe u pranua nga të gjitha institucionet relevante në vend, Blendi Hodai nga UNShM-ja sot është shprehur i shqetësuar se disa pika të kësaj marrëveshje janë shkelur, siç thotë ai, në mënyrë flagrante nga dhjetë shkolla të mesme.

Për cilën pikë të marrëveshjes bëhet fjalë?

Hodai nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme potencoi se një ndër pikat e rëndësishme të marrëveshjes ka qenë pikërisht ndarja e materialeve për provimet interne dhe bazën e pyetjeve, më së voni tre javë para ditës së provimit, kjo sipas tij, nuk është respektuar.

“Shkollat janë të obliguar t’i ndajnë materialet për provimet interne dhe bazën e pyetjeve, më së voni tre javë para ditës së provimit. Të njëjtat të përmbajnë më së paku 60, ndërsa më së shumti 100 pyetje” – Kjo pikë e marrëveshjes në mënyrë flagrante është u shkelur nga disa shkolla të mesme në vend” kështu e citon UNShM-ja pikën për të cilën thonë se nuk është respektuar në tërësi.

Ndërkohë, përpara se të arrihej ky kompromis, Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme bojkotoi për disa ditë mësimin, ndërsa kërkesat në lidhje me maturën ishin që të bëhen ndryshime ligjore për maturën shtetërore, të cilat do të vlejnë vetëm për këtë vit shkollor, ndërsa do t’i referohen zvogëlimit të lëndëve. Këtë kërkesë ata e bënë për shkak të situatës së arsimit gjatë pandemisë Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button