Hartimi i ri kufijve do të çonte në gjakderdhje të re me pasoja të paparashikueshme, vlerësoi Këshilli i Ambasadorëve

Këshilli i Ambasadorëve po ndjek nga afër reagimet fillestare, pikëpamjet, reflektimet dhe komentet mbi gjenezën e NON PAPER-it, me të cilin sugjerohet ndryshim të kufijve të Ballkanit, informojnë ata, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Ky dokument mbase vjen nga Sllovenia miqësore dhe kryeministri i saj. Është fakt se tezat kryesore janë hedhur në letër në formën e një ideje jashtëzakonisht të rrezikshme, për të cilën, si në rashomoni e njohur e film, pasuan deklarata të ndryshme kontradiktore. Këshilli thekson me shqetësim të madh dhe bafasi faktin se disa nga vendet e Ballkanit, tani anëtare të plota të NATO-s dhe kandidatë për anëtarësim në BE, janë në letër, duke projektuar situata që nuk duhet dhe nuk mund të zgjidhen në qarqet e izoluara evropiane, dhe/ose kabinetet e dikujt. Prandaj, Këshilli vlerëson shumë reagimin e shpejtë të Departamentit të shtetit amerikan, që përkujton se marrëveshjet kryesore, që tashmë janë arritur për hir të paqes dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit duhet të zbatohen në realitet”, thuhet në komunikatë.

Shtojnë se “Këshilli qëndron i vendosur që etnocentrizmi, nacionalizmi dhe rivendosja e kufijve do të çonte në gjakderdhje të re me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin e EJL.”

Këshilli i Ambasadorëve paralajmëron se ky NON-PAPER është lojë e rrezikshme që mund të përshkallëzojë në “ortek katastrofik që është shkaktuar nga një top i vogël dëbore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button