Shqipëria vendosi karantinë dy javore për shtetasit e RMV dhe Greqisë

Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur qëndrim karantine dy javore për shtetasit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendimi do hyjë në fuqi nesër (20 prill) dhe do të zgjasë deri në datën 3 maj, njofton Portalb.mk.

Sipas Mira Rakacollit, një masë e tillë merret pasi këto vende fqinje kanë ende shifra të larta ditore të infektimeve.

“Situata është drejt përmirësimit dhe ai vjen si pasojë e masave të propozuara në kohën e duhur dhe nga një bashkëpunim më i mirë nga qytetarët sidomos me mbajtjen e maskave dhe të distancimit. Ka filluar të ndihet dhe procesi i vaksinimit masiv. Por në rajon situata paraqitet ndryshe, fqinjët tanë kanë raste të shtuara dhe vdekshmëri më të lartë. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve duke parashikuar faktorët. Mosrespektimi i masave nga disa subjekte mund të çojë në rritjen e rasteve. Po ashtu edhe festa e Pashkëve, pasi ka një lëvizje të njerëzve dhe nga vendet e tjera. Mendojmë duke filluar nga nesër të vendoset karantina dy javë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia deri në 3 maj”, tha Rakacolli.

Komiteti ka vlerësuar se ka ulje të numrit të shtrimit në spitale dhe të rasteve të infektimeve por paralajmëron mundësinë e një rritje të rasteve në ditët e ardhshme për shkak të mos respektimit të masave anticovid dhe grumbullimeve partiake.

Ndërkohë që nxënësit e viteve të para e të dyta që kanë qenë në mësim online si rezultat i përmirësimit të mësimeve dhe mund të nisin mësimin në klasë në skenarin e alternuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button