UNShM-ja përmes një letre paralajmëroi kryeministrin Zaev se marrëveshja për maturën nuk respektohet në tërësi

Edhe pse marrëveshja mes Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNShM) dhe kryeministrit të vendit, Zoran Zaev në lidhje me maturën shtetërore u pa si shpresëdhënëse dhe u pranua nga të gjitha institucionet relevante në vend, Blendi Hodai nga UNShM-ja sot shprehet i shqetësuar se disa pika të kësaj marrëveshje janë shkelur, siç thotë ai, në mënyrë flagrante nga dhjetë shkolla të mesme, shkruan Portalb.mk.

Modeli i ri për mbajtjen e maturës shtetërore i propozuar nga Blendi Hodai, kryetar i UNShM-së nuk respektohet në tërësi, bëhet fjalë për një model të ngjashëm me atë të vitit 2007-2013 në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë, nga UNShM-ja si unioni i vetëm formal në vend kanë paralajmëruar kryeministrin Zaev dhe ministren Carovska që të ndërmerren masa për respektimin e marrëveshjes, e cila në vete përmban disa pika dhe rezultoi si pasojë e takimit për disa orë mes Zaev dhe Hodait.

“I nderuar Kryeministër Zaev, ministre e arsimit dhe shkencës Carovska dhe drejtoreshë e qendrës shtetërore të provimeve Naumovska. Si UNShM jemi të shqetësuar me implementimin e deritanishëm të marrëveshjes së arritur për maturën shtetërore 2020/21. Maturantët kanë informuar Unionin, se disa shkolla të mesme kanë deklaruar që nuk do të respektojnë disa pika në marrëveshjen e arritur mes nesh. Kjo për neve është e pa pranueshme” kështu i shkruan UNShM-ja, kryeministrit dhe ministres së Arsimit dhe Shkencës.

Për cilën pikë të marrëveshjes bëhet fjalë?

Hodai nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme potencoi se një ndër pikat e rëndësishme të marrëveshjes ka qenë pikërisht ndarja e materialeve për provimet interne dhe bazën e pyetjeve, më së voni tre javë para ditës së provimit, kjo sipas tij, nuk është respektuar.

“Shkollat janë të obliguar t’i ndajnë materialet për provimet interne dhe bazën e pyetjeve, më së voni tre javë para ditës së provimit. Të njëjtat të përmbajnë më së paku 60, ndërsa më së shumti 100 pyetje” – Kjo pikë e marrëveshjes në mënyrë flagrante është u shkelur nga disa shkolla të mesme në vend” kështu e citon UNShM-ja pikën për të cilën thonë se nuk është respektuar në tërësi.

Cilat shkolla nuk e kanë respektuar tërësisht marrëveshjen?

Sipas UNShM-së, bëhet fjalë për këto shkolla të mesme:

  • SHMK „Gjorce  Petrov“,
  • SHMK „Orde Chopela“,
  • SHMK „Riste Risteski – Ricko“,
  • SHMK Gjimnazi „Mirce Acev“,
  • SHMK „Кuzman Josifofski – Pitu“,
  • SHMK „Josip Broz Tito“ – Manastir,
  • SHMK „Dr. Jovan Kalauzi“,
  • SHMK Gjimnazi„Sv. Kliment Ohër“,
  • SHMK „Nikolla Shtejn Теtovë“
  • SHMK „8-Shtatori-Tetovë“

Hodai i rikujtoi kryeministrit Zaev se në takimin në të cilin janë marrë vesh për modelin e ri të mbajtjes së maturës shtetërore, gjithashtu janë dakorduar që kjo marrëveshje të mos ngelet vetëm në letër dhe e njëjta të implementohet.

Ndryshe, në shkurt të këtij viti Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme informoi se ka pranuar vendimin për maturën shtetëror, për të cilin u diskutua në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, deputeten Zajkova dhe këshilltarin e kryeministrit, Tasev, dhe i i cili nënkupton që të jepen dy provime eksterne dhe dy interne, gjegjësisht testi i tretë ekstern të organizohet intern.

“Zgjidhja mbron interesin e nxënësve, pasi u mundëson maturantëve ambiciozë të regjistrohen në universitete të huaja, ndërsa prania e një numri të madh provimesh interne lehtëson procesin e përgatitjes së provimit. Shpërndarje më e drejtë e pikëve do të thotë që edhe nëse një nxënës rezulton me vlerësim më të dobët në në një provim, ajo notë nuk do të ndikojë ndjeshëm në numrin e pikëve”, deklaruan më 13 shkurt nga UNShM-ja

Ndërkohë, përpara se të arrihej ky kompromis, Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme bojkotoi për disa ditë mësimin, ndërsa kërkesat në lidhje me maturën ishin që të bëhen ndryshime ligjore për maturën shtetërore, të cilat do të vlejnë vetëm për këtë vit shkollor, ndërsa do t’i referohen zvogëlimit të lëndëve. Këtë kërkesë ata e bënë për shkak të situatës së arsimit gjatë pandemisë Kovid-19.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button