fbpx

Filipçe: Situata në spitale është e qëndrueshme, numri i pranimeve po zvogëlohet gradualisht

Situata nëpër spitale është e qëndrueshme dhe numri i pacientëve gradualisht po zvogëlohet, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit të rregullt në mëngjes me drejtorët e klinikave dhe qendrave kovid, transmeton Portalb.mk.

“Shpresojmë që masat edhe më tej të japin rezultate, duke pasur parasysh që numri i të diagnostikuarve po zvogëlohet dhe po presim që situata të vazhdojë të stabilizohet,” tha Filipçe.

Autoritetet shëndetësore duhet të njoftojnë zyrtarisht sot nëse do t’i kërkojnë Qeverisë të vazhdojë masat ekzistuese kufizuese që përfundojnë nesër. Informacioni tashmë është bërë publik se ato do të zgjaten edhe për një javë, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Ndërkohë në qendrat kovid në vend po trajtohen 1.663 pacientë, nga të cilët 702 janë në Shkup dhe pjesa tjetër në spitalet e qyteteve tjera, tregon raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë. Nga ana tjetër ka rreth 380 shtretër të lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button