Qyteti i Shkupit sot shpalli thirrje për subvensionimin e biçikletave dhe trotinetëve elektrikë

Qyteti i Shkupit sot shpalli thirrjet për ndarjen e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe skuterëve elektrikë në vitin 2021. Aplikimi për këto thirrje do të jetë online, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët do të mund të paraqesin llogaritë fiskale për biçikletat e blera ose trotinetë elektrikë nga fillimi i vitit, përkatësisht nga 1 janari 2021. Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerë prej 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, dhe 30% të vlerës së trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7.000 denarë për personi, përfshirë taksën personale mbi të ardhurat. Thirrja do të jetë e hapur derisa të mbarojnë fondet, ndërsa do të zbatohet sipas principit “i pari vjen – i pari shërbehesh”.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë, banorët e Qytetit të Shkupit (në komunat Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizari), të cilët do të blejnë biçikletë ose trotinet të ri elektrik në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 01.01.2021 deri në shterimin e buxhetit të caktuar për thirrje publike.

“Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021 për subvencione për biçikleta dhe trotinetë elektrik janë paraparë 10 milion denarë, prej të cilave 8.5 milion denarë për biçikleta, ndërsa 1.5 milion denarë për trotinetë elektrikë. Në përputhje me mjetet e parashikuara financiare, Qyteti do të japë subvencione për rreth 2.800 biçikleta dhe rreth 215 skuter elektrik këtë vit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Në tre vitet e kaluara, Qyteti i Shkupit ka  ndarë mbi 10.000 subvencione për qytetarët që blenë biçikletë dhe gjithsej 527 subvencione për qytetarët që blenë trotinet elektrik.

Në të dyja thirrjet për ndarje të subvencioneve për blerje të biçikletave dhe trotinetëve elektrik, qytetarët mund të paraqiten në mënyrë elektronike, përmes faqeve të internetit të Qytetit të Shkupit dhe Skopje lab, www.skopje.gov.mk dhe applicacii.skopjelab.mk ose direkt në linqet
https ://aplikacii.skopjelab.mk/velosipedi/ dhe
https://aplikacii.skopjelab.mk/trotineti/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button