fbpx

Carovska: Shkollat do të sigurojnë fotokopje për nxënësit që nuk do të përdorin libra elektronikë

Mbetet mundësia që nxënësit të mësojnë nga librat shkollorë të shtypur me kostot e shkollës, siguron ministrja e Arsimit, Mila Carovska, pas njoftimit se nga viti i ardhshëm do të përdoren tekste digjitale për nxënësit nga klasa e katërt në të nëntë, si dhe për nxënësit e shkollave të mesme, transmeton Portalb.mk.

Carovska në Facebook njoftoi se, si edhe për monitorimin e mësimdhënies online, shkollat ​​do të jenë të detyruara të sigurojnë pajisje elektronike për ata që nuk posedojnë. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bëhet fjalë për 4000 nxënës në nivelin e të gjithë shtetit.

“Nëse për çfarëdo arsye ndonjë nxënës nuk mund të përdorë libra elektronikë, shkollat ​​kanë për detyrë t’i shtypin ato dhe t’u japin libra në formë të letrës, që do të thotë se materialet mësimore do të jenë në dispozicion të çdo nxënësi. Më tej, secila shkollë do të jetë e detyruar të sigurojë sasinë e kërkuar të pajisjeve IT. Ata do t’ju jepen nxënësve që nuk posedojnë pajisje elektronike për përdorimin e librave shkollorë digjital. Kjo do të thotë që shteti do të jetë përgjegjës që çdo fëmijë të ketë qasje në pajisje”, tha Carovska.

Kursimet e fondeve me bazë  shtypjen e librave shkollorë do të realokohen për të mbështetur komunat për blerjen e pajisjeve elektronike për këta nxënës, shpjegon Carovska dhe përsërit se për nxënësit më të vegjël nga klasa e parë deri në klasën e tretë mbetet përdorimi i librave shkollorë të shtypur.

“Lektyrat gjithashtu mbeten në version të shtypur në të gjitha sektorët. Nuk ka kufizim në shtypjen e librave shkollorë, kushdo që dëshiron mund të ketë libër të shtypur dhe atë ta bëjë në mënyrë të pavarur ose të njëjtën ta bëjë shkolla. Përdorimi i librave shkollorë të shtypur nuk është aspak i kufizuar, por jepet mundësi dhe burim shtesë për kohën digjitale ”, shtoi Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button