ANALIZË:  Punonjësit në administratë – “çelësi etnik” hap dyer të ndryshme!

Numri më i madh i të punësuarve në nivelin e ministrive është në Ministrinë e re të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive dhe në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka numrin më të ulët të të punësuarve. Në Kuvend janë të punësuar 257 persona, por ky numër nuk i përfshin deputetë. Të dhënat nga Raporti i ri nga Regjistri i Punonjësve në Sektorin Publik për vitin 2020 tregojnë një ulje të numrit të punonjësve administrativë. “Portalb“-i në dy vazhdime radhazi i përpunon në detaje të dhënat për punonjësit sipas disa kritereve.

Në Gjykatën Kushtetuese – mosha mesatare 53 vjeç, Sekretariati i qeverisë “më i riu”…

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik në vitin 2020 ishte 131.183, nga të cilët 19.594 janë të punësuar në strukturat e sigurisë, në Armatë, Polici, Agjencin për Zbulim, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe në Policinë Financiare.

Pikërisht 1.102 punonjës të sektorit publik janë mbi 64 vjeç, në krahasim me 2.112 punonjësve administrativë që janë të moshës 18 deri 25 vjeç. Mosha mesatare e punonjësve të sektorit publik është 46 vjeç, por shumica janë ata të moshës nga 46 deri në 55 vjeç.

     Grupmoshat – punonjësit e sektorit publik

Nga 18 deri në 25 vjet 2.112
Nga 26 deri në 35 vjet 19.603
Nga 36 deri në 45 vjet 30.947
Nga 34 deri në 55 vjet 32.231
Nga 56 deri në 64 vjet 25.594
Mbi 64 vjet 1 102

Analiza tregon se mosha mesatare më e lartë prej gati 53 vjet është në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa mosha mesatare më e ulët prej 38 vjet është në Sekretariatin e Qeverisë. Në ministri, mosha mesatare e të punësuarve është 43 vjet, në ndërmarrjet publike pothuajse 49 vjet, ndërsa në komuna pak më shumë se 45 vjet. Personat mbi moshën 64 vjeçare janë më të përfaqësuar në Këshillin Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese, në organet rregullatore, në Organet në përbërje të Ministrive, te Avokati i Popullit. Në nivelin e të gjithë sektorit publik, grupmoshat nga 36 në 45 vjeç dhe nga 46 në 55 vjeç kanë pjesëmarrje më të madhe.

Në disa prej institucioneve – nuk ka punonjës nga bashkëisa etnike rome, turke, serbe…

Në vitin 2020, sipas përkatësisë etnike, u regjistrua një numër i rritur i të punësuarve nga pothuajse të gjitha grupet etnike, ndërsa ka një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2019 midis punonjësve nga bashkësia etnike rome.

Konkretisht, vitin e kaluar 80.891 e të punësuarve ishin maqedonas, 23.269 shqiptarë, 2.436 turq etnikë, 1.567 romë dhe 1.567 serbë.

Përkatësia etnike % e të punësuarve

 

Maqedonas 72,49%
Shqiptar 20,85%
Turk 2,18%
Rom 1.40%
Serb 1.16%
Boshnjak 0.51%
Vlleh 0.49%
Tjetër 0.91%

Nëse hyjmë në detaje se cilat bashkësi etnike në cilat institucionet janë më të përfaqësuara, të dhënat tregojnë se shqiptarët etnikë janë më të përfaqësuar te Avokati i Popullit me 36,4%, në Ministri janë të përfaqësuar me 36.1% dhe në Sekretariatin e Qeverisë me 29.1%, ndërsa më së paku janë të përfaqësuar në Gjykatën Kushtetuese me 0%.

                       Përfaqësimi etnik Maqedonas Shqiptarë
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 65,0% 30,0%
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve 62,6% 30,3%
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës 66.7% 29.2%
Sekretariati për Çështje Evropiane 58,1% 30,2%
Ministria e Ekonomisë 49,1% 50,0%
Ministria e Mjedisit Jetësor 61,3% 33,3%
Ministria e Shëndetësisë 67,3% 30,1%
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale 44,2% 46,1%
Ministria e Sistemit Politik 1,2% 85,6%

Pjesëtarët e bashkësisë etnike rome janë më të përfaqësuar në Ministrinë e Sistemit Politik me 4,4%, në Ministrinë e Drejtësisë me 2,2%, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me 2,8% ndërsa turqit janë më të përfaqësuar në Ministrinë e Sistemit Politik me 6,9% dhe në Ministrinë e Ekonomisë me pothuajse 4%. Një shpërndarje e ndryshme e forcave sipas “çelësit etnik” ekziston edhe në Agjencitë, kështu që shqiptarët etnikë përbëjnë pothuajse 44% të të punësuarve në Agjencinë e Rezervave të Detyrueshme të Naftës, në Entin Shtetëror të Pronës Industriale dhe në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar me pothuajse 41%, ndërsa në Avokaturën e Shtetit me 28%. Romët, turqit dhe serbët etnikë nuk janë fare të pranishëm në disa agjenci si në Agjencinë e Emigracionit, Agjencinë për Cilësinë dhe Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore, Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrësisë, Agjencinë për Investime të Huaja, Agjencinë e Filmit, Këshillin e Inspektimit…

Në mënyrë që të fitohet një pasqyrë e plotë të punonjësve të sektorit publik nga aspekte të ndryshme, në “Analizën” e ardhshme të “Portalb”-it do të analizohet struktura arsimore e punonjësve në administratë – thelbësore për cilësinë dhe efikasitetin e punës, siç është struktura etnike e punonjësve në nivelin lokal dhe numri i të punësuarve nëpër ministri.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button