fbpx

RMV, gjatë orës policore lejohet transiti për shtetasit e huaj, do të hetohet ndalimi i udhëtarëve në pikat kufitare

Institucionet kompetente do të hetojnë përse udhëtarët, të cilët kalojnë transit nëpër vend janë të ndaluar në pikat kufitare gjatë orës policore, kur me dekreti e lëshuar nga Qeveria lejohet që të huajt të kalojnë nëpër vend pa pengesa, shkruan SDK.

Javën e kaluar, shtetas serbë dhe shtetas të tjerë të huaj të cilët kishin kaluar transit nëpër Maqedoni janë ndaluar më shumë se 4 orë në vendkalimin kufitar Tabanoc, në kufirin Maqedoni-Serbi, me arsyetimin se po prisnin të merrnin leje nga Shtabi i përgjithshëm i krizave për të lëshuar udhëtarë.

“Në orën 19.15 hymë nga Bullgaria dhe arritëm në pikën kufitare Tabanoc direkt, sa më shpejt që mundëm, menjëherë pas orës 20:00. Kur hymë në Maqedoni në kufi me Bullgarinë, kërkuam që të na jepej një dokument që po tranzitonim për në Serbi, por na thanë se nuk do të kishim problem të largoheshim. Ne thirrëm numrin 192 në Shkup, dhe atje na njoftuan se problemi do të zgjidhej nga policia kufitare. Policia na thotë se kjo është procedura dhe nuk guxojnë të veprojnë kundër saj. Ata i kanë dërguar telegram Shtabit të Krizave në Shkup dhe nëse ai do t’u lejonte, do të na lënë të shkojmë, nëse jo, do të qëndrojmë këtu gjithë natën. Jemi duke pritur tashmë 3 orë”, tha një grua nga Vranja e cila na kontaktoi në atë kohë, e revoltuar që asaj iu desh të qëndronte jashtë për orë të tëra vetëm dhjetë metra nga territori serb.

Udhëtarët u lejuan nga shërbimet kufitare të largohen nga vendi pas mesnatës, me shpjegimin se u kishte arritur dokumenti i nevojshëm nga selia.

  • TË HUAJT QË TRANSITOJNË NËPËR MAQEDONI NUK MUND TË LARGOEH NG VENDI PËR SHKAK të orës policore dhe do të qëndrojnë në kufi deri në mëngjes

Qeveria thekson se shtetasit e huaj që transitojnë nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë Veriut kanë leje për transit nëse udhëtojnë nga një vend në tjetrin. Shtetasit e huaj lejohen të hyjnë në vend nëse përdorin aeroportin, biletat e tyre të avionit njihen si leje lëvizjeje dhe nëse ndonjë shtetas i huaj vjen për të qëndruar në vend ai nuk mund të hyjë gjatë orës policore.

“Transiti për shtetasit e huaj nëpër territorin e  Republikës së Maqedonisë së Veriut lejohet. Në rast të ndonjë problemi, personat fizikë duhet të kontaktojnë shërbimin 192. Theksojmë se institucionet kompetente do të hetojnë rastin konkret lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Ata shtuan se për transportuesit e personave dhe mallrave që transportojnë gjatë ndalimit për qarkullim, si leje pranohet urdhëresa ç[r udhëtimit do të pranohet si leje, ndërsa transportuesit transit do të jenë të detyruar të largohen nga vendi nga një pikë kalimi kufitar në tjetrin brenda tre orësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button