fbpx

RMV, përderisa opozita akuzonte për shkelje të ligjit, shumica parlamentare miratoi pakon e pestë anti-krizë

Pakoja e pestë ekonomike është votuar me 115 vota “për” dhe asnjë kundër, bëhet fjalë për ndihmat financiare për bizneset e dëmtuara nga pandemia e nxitur na virusi korona. Në sallë ishin të pranishëm dhe votuan dy deputet të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe ishin nën masën e izolimit shtëpiak, shkruan Portalb.mk.

Pakoja e pestë ekonomike e cila me muaj është bë temë e diskutimit në Parlamentin e RMV-së për shkak të pamundësisë nga ana e shumicës parlamentare për të siguruar kuorum për të kaluar këtë ndihmë financiare, ka kaluar sot.

“Për” kanë votuar gjithsej 115 deputetë, asnjë nga deputetët e pranishëm nuk votoi i përmbajtur apo kundër pakos së pestë ekonomike.

Të pranishëm në sallë ishin dy deputetë pozitiv me Kovid-19, të njëjtit ishin të pajisur me skafandër dhe mjetet tjera mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

LEXO: RMV, me skafander dhe ndihmë të shpejtë deputetja pozitive me Kovid-19 ka arritur në kuvend

Ky gjest u kritikua nga opozita maqedonase, përderisa kryetari i të “Majtës” paralajmëroi se do të padis personat në fjalë për bio-terorizëm, deputeti Nikola Micevski nga VMRO-DPMNE kërkoi përgjegjësi nga shumica parlamentare për këtë gjest, që sipas tij, është i rrezikshëm për shëndetin.

Kështu e arsyetoi këtë veprim deputetja pozitive me Kovid-19,     , e cila ishte e pranishme në sallë për të votuar, ajo potencoi se këto ndihma financiare janë jetike për bizneset.

 

“Po arrij në Kuvend, me pajisje të plota mbrojtëse për COVID-19, për të marrë pjesë në seancën e sotme në të cilën ne do të miratojmë ligjet që ofrojnë ndihmë financiare për mijëra qytetarë dhe kompani. Nuk do të lejojmë shantazhe! Detyra ime si deputete është e përhershme dhe fisnike. Të shëndoshë dhe të sëmurë, unë kam detyrimin të bëj gjithçka që qytetarët të marrin ndihmën që Qeveria u ka dhënë. VMRO-DPMNE-ja dhe opozita mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që ata kishin për qëllim, kundër njerëzve – por kot, ne do ta përfundojmë punën sot”, shkruan në “Fejsbuk”, Stojçevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button