fbpx

RMV, me skafander dhe ndihmë të shpejtë deputetja pozitive me Kovid-19 ka arritur në kuvend

Për të votuar pakon ekonomike, deputetja nga radhët e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Bisera Kostadinovska Stojçevska, ka shkuar në kuvend e veshur me skafandër për shkak se kjo e fundit paraprakisht kishte rezultuar pozitiv me Kovid-19, kështu njoftoi ajo përmes rrjetit social “Fejsbuk”, shkruan Portalb.mk.

Ajo potencoi se këtë veprim e sheh si detyrim moral për qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmën ekonomike që do të marrin përmes kësaj pakos ekonomike, e njëjta shtoi se është me pajisje të plota mbrojtëse nga Kovid-19.

“Po arrij në Kuvend, me pajisje të plota mbrojtëse për COVID-19, për të marrë pjesë në seancën e sotme në të cilën ne do të miratojmë ligjet që ofrojnë ndihmë financiare për mijëra qytetarë dhe kompani. Nuk do të lejojmë shantazhe! Detyra ime si deputete është e përhershme dhe fisnike. Të shëndoshë dhe të sëmurë, unë kam detyrimin të bëj gjithçka që qytetarët të marrin ndihmën që Qeveria u ka dhënë. VMRO-DPMNE-ja dhe opozita mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që ata kishin për qëllim, kundër njerëzve – por kot, ne do ta përfundojmë punën sot”, shkruan në “Fejsbuk”, Stojçevska.

Ndërkaq, pritet që seanca të mbahet sot rreth orës 14:00, në rend të ditës është edhe pakoja e pestë ekonomike për mbështetje të bizneseve dhe qytetarëve të cilët janë në krizë si pasojë e pandemisë me virusin korona. Kjo pakë ekonomike është debatuar shumë ditëve të fundit për shkak se pozita nuk kishte kuorum për të kaluar atë ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button