fbpx

RMV, nesër arrijnë 10 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, ndërsa vijon procesi i vaksinimit

Në vend deri tani janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë, nga të cilët rreth 13 mijë kanë pranuar vaksinën “Astra Zeneka”, prej të cilës ka edhe 10 mijë doza. Diçka më pak se tre mijë doza shteti ka të vaksinës ruse “Sputnik V” dhe një mijë nga vaksinat kineze, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të cilat dje i publikoi Instituti për Shëndet Publik, mund të vërehet rrënie të numrit të të infektuarve të rinj

Nesër pritet që në vend të arrijnë 10 mijë doza të vaksinave të “Pfizer”, ndërsa 10 mijë tjera pritet të arrijnë më 26 prill. Vaksinat nesër me avion do të arrijnë në Sofja, ndërsa në mbrëmje me transport special do të vijnë në Shkup.

Në fund të muaji prill do të vijnë 200 mijë doza të vaksinave kineze, ndërsa vaksinimi do të vazhdojë me sistemin e njëjtë si tani, gjegjësisht i të moshuarve.

Në vend deri tani janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë, nga të cilët rreth 13 mijë kanë pranuar vaksinën “Astra Zeneka”, prej të cilës ka edhe 10 mijë doza. Diçka më pak se tre mijë doza shteti ka të vaksinës ruse “Sputnik V” dhe një mijë nga vaksinat kineze.

Në sallën “Boris Trajkovski” vaksinohen qytetarët të moshës 73 dhe 74 vjepare me terminë paraprake.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dy ditë më herët situatën epidemiologjike e vlerësoi si stabile në spitale dhe tha se nuk ka ndonjë rritje të madhe dhe të pakontrolluar të pacientëve në të gjitha spitalet e shtetit. Ai pret që në periudhën e ardhshme numri i të hospitalizuarve të fillojë të ulet.

Ai konsideron se mata japin rezultate, megjithatë është e rëndësishme që në maksimum të i respektojmë ata që të tejkalohet vala e re e virusit.

Sipas të dhënave të cilat dje i publikoi Instituti për Shëndet Publik, mund të vërehet rënie të të infektuarve të rinj – 824 raste të reja nga 3.988 të testuar, në krahasim me javën e kaluar kur kishte 1.200.

Nga Ministria e Shëndetësisë dje informuan se gjithsej 1.699 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button