(Video) Ronaldo vendimtar për Realin

Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të reja, pas fitores prej 2-1 në udhëtimin e vështirë në shtëpi të Celta de Vigos.

Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në Estadio de Balaidos nuk dhuroi gola, por u shënua me disa intervenime fantastike të Diego Lopez dhe Javi Varas.

Ndërkohë që Cristiano Ronaldo goditi shtyllën, ndërsa Iago Aspas ishte pranë golit.

Në pjesën e dytë (61’), pas goditjes së Alonsos, topi erdhi në këmbët e Cristiano Ronaldos, i cili ia dha avantazhin ekipit të tij, raporton telegrafi.

Mirëpo, Iago Aspas reagoi shumë shpejtë (63’) për ta sjellë lojën në baraspeshë.

Pas një ndërhyrjeje të Varas në Kaka, arbitri akordoi penalti që ishte e dyshimtë. Megjithatë, Cristiano Ronaldo e shndërroi në gol (71’).

Në minutat e mbetura, Gonzalo Higuain huqi dy raste shumë të mira për mysafirët, ndërsa Park Chu-Young e goditi shtyllën.

Real Madridi pozicionohet në vend të dytë në tabelë, me një pikë më shumë se Atletico Madridi që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon ndaj Real Sociedadit. Diferenca e Los Blancos me Barcelonën është 13 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button