Shqipëri, 3 të vdekur dhe 149 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 të vdekur dhe 149 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 129.456, prej të cilëve 2.340 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101.142 dhe raste aktive aktualisht janë 25.974.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.886 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 605.208 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, në vend kanë mbërritur edhe 40.800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX. Sipas autoriteteve shqiptare, deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 400 mijë doza të vaksinës nga kompani të ndryshme.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë kryer mbi 314 mijë doza të vaksinës në gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button