Tetova 2021

Të nderuar bashkëqytetarë,

Tetova është qyteti i dytë për nga madhësia në Maqedoninë e Veriut dhe paraqet qendër të rëndësishme arsimore, edukative, kulturore dhe politike për shqiptarët këtu por edhe më gjerë. Megjithatë, Tetova është qyteti i fundit në RMV për nga infrastruktura, pastërtia, rendi i përgjithshëm publik, parkingjet, furnizimi me ujë të pijshëm, dhe komunikacioni. Kjo ka ndodhur falë kryetarëve totalisht të papërgjegjshëm që e kanë udhëhequr këtë komunë ndër vite, ndërsa kulminacionin e arriti gjatë tetë viteve të fundit kur me këtë komunë ka udhëhequr kryetarja aktuale.

Në fushatën parazgjedhore të para tetë viteve, ashtu si në atë të para katër viteve, kryetarja në fjalë premtoi xhennet për Tetovën – tha që do ta bënte Tetovën qytetin më të mirë në RMV bile edhe përtej kufijve të saj. Por, siç thotë edhe fjala e urtë popullore, nga e thëna në të bërë ka në mes një det të tërë.

  • Tetova sot, të nderuar, është në gjendje aq të mjerueshme, të keqe dhe të dëshpëruar, saqë edhe refugjatët e ardhur tranzit nga Siria po e shikojnë me përçmim, dhe habiten se si kaq shumë banorë jetojnë në kësi kushtesh këtu – midis Evrope.
  • Tetova sot, të nderuar, nuk ka ujë për pije – saga akoma vazhdon ndërsa përgjegjësit e sektorëve përkatës tregojnë pallavra, gënjejnë ashiqare në pikë të drekës dhe për këtë nuk turpërohen fare.
  • Tetova sot, ngulfatet në mbeturina, gjithandej, ndërsa përgjegjësit e sektorëve përkatës postojnë foto në FB duke treguar se sa të zellshëm i kanë punëtorët e ndërmarrjeve, saqë punojnë edhe në ndërrimin e tretë të natës. Përsëri gënjejnë, dhe përsëri nuk turpërohen fare.
  • Tetova sot i ka rrugët më të pista në botë, me pluhur dhe bërllok dhe kur fryn era, përgjegjësit e sektorëve përkatës shkojnë për shëtitje në qytete tjera, për të mos parë krimin që kanë lërë pas.
  • Tetova sot, ngulfatet në tym, nga ndotësit e papërgjegjshëm të cilët djegin çmos vend e pa vend, kohë pa kohë, dhe për këtë askush nuk u kërkon llogari. Inspektorët e mjedisit figurojnë vetëm në dokumente – ani pse rrogat mund edhe t’i marrin. Edhe për këtë, përgjegjësit e sektorëve përkatës gënjejnë dhe nuk turpërohen fare.
  • Tetova sot, i ka rrugët më të këqija në rajon, si ato përreth saj dhe që çojnë në qytetet tjera, ashtu edhe ato brenda qytetit – asnjë rrugë të vetme nuk e kanë rregulluar deri më sot – dhe përsëri nuk turpërohen.
  • Tetova sot, jeton nën frikën e qenve, të cilët sa vjen e shtohen, ndërsa shtohen edhe rastet e kafshimit të qytetarëve – dhe përsëri organet gjegjëse nuk çajnë fare trapin për këtë punë. Aspak nuk turpërohen.
  • Tetova sot jeton me hapësira të uzurpuara publike – trotuare që shërbejnë si parking veturash, që shërbejnë për biznese private, etj., ndërsa banorët duhet të rrezikojnë jetët e tyre dhe të ballafaqohen me makinat në rrugë.
  • Tetova sot jeton pa sistem të regulluar të parkingut që si pasojë sjell kaosin e paparë gjithandej në qytet.
  • Tetova sot jeton nën hijet e ndërtesave pa standarde të cilat qytetarëve ua kanë zënë edhe diellin edhe dritën.
  • Tetova sot jeton në bashibozuk total ku rendi dhe qetësia publike janë bërë nocione abstrakte.
  • Tetova sot akoma nuk ka transport publik – autobusët që gjoja se i siguruan po u ndryshken duke qëndruar të parkuar në perfieri të qytetit.
  • Tetova sot nuk e ka as edhe një park të vetëm ku fëmijët do të mund të argëtoheshin sadopak në këtë kohë edhe ashtu të ngarkuar me strese të shumëllojshme.
  • Tetova sot, të nderuar, nuk e ka as edhe një shëtitore të vetme, ku njerëzit, nënat, gjyshërit dhe gjyshet tona do të mundeshin të kalojnë një pasdite relaksi.
  • Tetova sot ende nuk ka një pishinë të mirëfilltë ku qytetarët do të mund të kalonin një pjesë të ditës së tyre.
  • Tetova sot akoma e ka të papërfunduar ndërtesën e teatrit dhe bibiliotekës.
  • Tetova sot akoma i ka shitësit ambulant rrugëve që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
  • Tetova sot është qyteti më i gërditshëm dhe më pak i dëshiruar për të jetuar.
  • Tetova sot është pasqyra e atyre që kanë udhëhequr me të gjatë gjithë këtyre viteve.

TURP JU QOFTË!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button