Xhaferi caktoi seancë për nesër, nëse Aleanca dhe Alternativa nuk dëshirojnë të vijnë, LSDM do t’i sjellë deputetët me skafanderë nga izolimi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar për nesër në orën 14:00 seancën e 32 me 21 pika, mes të cilave edhe strategjia nacionale për luftë kundër korrupsionit. Pas asaj do të mbahet seanca e 36-të, në të cilën duhet të votohet pakoja e pestë e masave që të munden kompanitë t’ua japin pagat punëtorëve, transmeton Portalb.mk.

Deri më sot, nuk ka marrëveshje me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së, prej të cilës nevojiten të jenë prezent disa deputetë në seancë, pasi nuk ka kuorum sepse tre deputetë të pushtetit janë pozitiv me korona virus. Kuorum mund të sigurojnë edhe deputetët e opozitës shqiptare.

Jozyrtarisht, njëra deputete e LSDM-së nesër del nga izolimi.

“Nëse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk dëshirojnë të vijnë nesër për kuorum dhe për votim, mbetet opsioni të sillen me skafanderë kolegët që janë në izolim”, thonë deputetët e shumicës parlamentare,

Seanca e nesërme është caktuar pas reagimeve në opinion për sjelljen e të gjithë 120 të zgjedhurve të popullit, të inatosur dhe çdonjëri me dëshira të veta se në cilën seancë dëshiron të marrë pjesë dhe në cilën jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button