Shoqata “Blue Puzzle’ iniciativë për hapjen e qendrës për autizëm në Gositivar, ka nevojë për mbështetje financiare

Shoqata “Blue Puzzle’  ka ndërmarrë një iniciativë për hapjen e qendrës rajonale për Autizëm në qytetin e Gostivarit. Njëri ndër iniciatorëve të iniciativës prindërore, Valon Emini sqaroi për Portalb.mk se bëhet fjalë për  një projekt të cilin po përpiqen ta realizojnë tash më 7 vite.

“Ndërtohet qendër e autizmit që ka të bëjë me qytetin e Gostivarit. Këtë iniciativë e kemi nisur para shtatë viteve prindërit, kemi has shumë vështirësi burokratike deri sa kemi arritur këtu. Qëllimi ynë ka qenë që ta bëjmë me një kosto më të ulët për prindërit, të mos jetë komerciale dhe synimi për rezultate më të mira të mbarëvajtjes së shëndetit të fëmijëve”, deklaroi Emini.

Ai tha se kjo qendër fillimisht do të punojë vetëm me një metodë aplikuese që aplikohet te fëmijët autik dhe më pas do të avancohet.

“Momentalisht te ne është e njohur vetëm terapia ABA, ndërsa ne gradualisht do t’i kyçim të gjitha metodat e mundshme që janë, duke trajnuar stafin që do ta kemi aty. Do të thotë do të kemi terapi ditore duke filluar prej  “ABA”-s dhe duke u avancuar pastaj me të tjerat. Tash e kemi përkrahjen e komunës, institucionet e tjera na kanë premtuar se do të na ndihmojnë. Komuna ka premtuar se do të na ndihmojë prej 20-40.000 euro, Ministria e Punës Sociale me tetë punësime, kjo pak më konkretisht”, theksoi ai.

Iniciativa e prindërve të shoqatës “Blue Puzzle’ ka ftuar të gjithë njerëzit human, bamirës dhe të vullnetit të mirë që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative në mënyrë që ta lehtësojnë jetën e këtyre fëmijëve.
Mjetet e dedikuara për këtë qendër, mund të dhurohen:
Llogaria devizore:
BLUE PUZZLE
Adresa.Dolna Banjica
Gostivar, Makedonija
Halkbank AD Skopje
IBAN: MK07270722000049253
Bank details
Sv.Kirili i Metodij 54 Skopje
MAKEDONIJA
SWIFT: EXPCMK22
Llogaria me denarë:
BLUE PUZZLE
Halkbank AD Skopje
270073725400168

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button