Të respektohet njëjtë identiteti dhe gjuha maqedonase nga vendet anëtare të BE-së, kërkoi Zaev nga ambasadorja kroate

Në takimin e realizuar ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadores kroate në Shkup, Nives Tiganj, u kërkua respektimi i identiteti dhe gjuhës maqedonase nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Respektimi i identiteti dhe gjuhës maqedonase, njëjtë si vendet tjera, është vlerë evropiane dhe nga vendet anëtare të BE-së kërkojmë të ngelin në vlerat evropiane”, deklaroi Zaev.

Ambasadorja falënderoi Qeverinë dhe popullin e Maqedoninë së Veriut në gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët kroat pas tërmetit të fuqishëm, duke theksuar edhe marrëveshjen ndërmjet televizioneve kombëtare të të dy vendeve.

Kryeministri theksoi nevojën për seancë të përbashkët qeveritare ndërmjet dy vendeve, duke theksuar edhe nevojën e përbashkët për realizimin e procesit eurointegrues të RMV-së, duke paralajmëruar që me qeverinë e re bullgare do të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e situatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button