Premtohet nga 2013, punët për parkingun me kate në Tetovë pritet të fillojnë nesër, ky është lokacioni

Pas tetë vitesh premtime, Komuna e Tetovës më datë 14 prill ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e një parkingu në kate në pjesën qendrore të qytetit. Ky parking qytetarëve do të ju kushtojë gjithsej 824 mijë euro ndërsa afati i ndërtimit është më së voni 1 vit nga lidhja e marrëveshjes, nga komuna janë optimist se punët do të përfundojnë më herët, shkruan Portalb.mk.

Nga Komuna e Tetovës nuk japin informata në lidhje me atë se si do të duket dhe cili pritet të jetë kapaciteti i këtij parkingu, megjithatë, dje është publikuar marrëveshja me kompaninë “Eurovia” në Sistemin për Furnizime Publike.

Sipas kësaj marrëveshje, kostoja e parkingut në kate është 50.687.608,00 denarë apo rreth 824.000 euro ndërsa pritet që punët të përfundojnë në afat prej 1 viti nga dita e lidhjes së marrëveshjes (14 prill).

“Kontrata lidhet me kohë të caktuar për periudhën prej 1 (një) viti nga dita e lidhjes” shkruan në kontratë.

Kontrata e nënshkruar për parkingun në kate.
Kontrata e nënshkruar për parkingun në kate.

Ku dhe kur do të ndërtohet parkingu?

Parkingu pritet të ndërtohet në pjesën qendrore të qytetit (pas restorantit Tivoli), aty aktualisht ka një parking në pronësi të Komunës së Tetovës i cili ka kapacitet aktualisht për 85 vetura. Autoritetet komunale nuk japin informacion se për sa parkingje do të rris kapacitetin parkingu i ri në kate.

This slideshow requires JavaScript.

Kryetari i këshillit komunal, Bekim Memeti, i cili në dhjetor të vitit 2020 paralajmëroi ndërtimin e këtij parkingu në kate, sot potencoi se është optimist që ky parking do të ndërtohet gjatë mandatit të kryetares Arifi, pra për 6 muaj.

Bekim Memeti, kryetar i këshillit komunal, Tetovë.
Bekim Memeti, kryetar i këshillit komunal, Tetovë.

Ai gjithashtu potencoi se punët për ndërtimin e këtij parkingu në kate do të fillojnë nesër.

“Nga sektori përkatës kam informacione se nesër niset me punë. Se sa do zgjatin punimet do varet nga kontrata e cila është nënshkruar. Unë jam optimist që do bëhet gjatë mandatit të kryetares Arifi, edhe pse nuk jam zëdhënës për ta thënë këtë” tha Bekim Memeti, kryetar i Këshillit Komunal në Tetovë.

Deri te zëdhënësit e Komunës së Tetovës, Snezana Novakovksa dhe Armend Fazliu gazetari i Portalb.mk ka dërguar pyetje në lidhje me vizualizimin e projektit, se si do të duket ai dhe kemi kërkuar informata më të detajuara në lidhje me procedurën e prokurimit të parkingut, si dhe informacione në lidhje me atë se si janë siguruar mjetet financiare prej 824 mijë eurove.

Ky projekt premtohet nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nga viti 2013

Projekti i parkingjeve nëntokësore apo në kate ngelet premtim i parealizuar i kryetares Arifi, edhe pse i njëjti është premtuar nga viti 2013 kur për herë të parë kjo e fundit kandidoi për postin e kryetares së komunës së Tetovës.

“Unë e shoh Tetovën me infrastrukturë efikase rrugore, parkingje nëntokësore dhe linja të rregullta të transportit publik” tha Teuta Arifi në vitin 2013.

Të njëjtin premtim kryetarja Arifi e përsëriti edhe në fushatën parazgjedhore të vitit 2017, e cila tha se këto parkingje do të zgjidhnin problemin e komunikacionit në Tetovë

„Ngarkesa e komunikacionit është një prej problemeve më të mëdha që i ka qyteti. Ne kemi themeluar ndërmarrjen Parkingjet e Qytetit dhe sadopak kemi arritur të zvogëlojmë tensionin në qytet dhe jemi në projektim të zgjerimit në mandatit që vjen pikërisht zonave të parkingut. Mendoj që edhe garazhet në kate do të zgjidhin këtë problem” tha Teuta Arifi  Top Tema në vitin 2017.

Ndërmarrja “Parkingu i Qytetit” me të cilën u mburr kryetarja Arifi vazhdimisht punon në humbje, parkingje nëntokësore nuk janë krijuar ndërsa parkingjet zonale nuk janë zgjeruar

Deri tani nga themelimi i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Qytetit” nuk është zgjeruar parkimi zonal, edhe pse këtë e premtoi kryetarja Arifi, kështu, Tetova vazhdon të përballet me problemin e komunikacionit tejet të rrënuar.

Nga ana tjetër, “Parkingu i Qytetit” vazhdimisht punon në humbje dhe merr kredi nga paratë e taksapaguesve. Me datë 26 nëntor në tentativën e dytë, kjo ndërmarrje arriti të siguroje 100 mijë euro kredi për shkak s vazhdimisht kishte punuar në humbje. Edhe pse e njëjta u arsyetua me pandeminë e virusit korona, raportet financiare të cilat i siguroi Portalb.mk, thonë se e njëjta ka punuar në humbje edhe para pandemisë.

Ndryshe, këto nuk janë projektet e vetme të parealizuara në fushën e lehtësimit të komunikacionit në Tetovë, si në fushatën parazgjedhore të vitit 2013 ashtu edhe në vitin 2017 kryetarja Arifi kishte premtuar hapjen e bulevardit “Blagoja Toska”, sigurimin e autobusëve për Transport Publik si dhe hapjen e dy bulevardeve tjera, nga të cilët, deri tani është bërë vetëm vazhdimi i bulevardit industrial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button