fbpx

U kërkua leje për ndërtesat te Holiday Inn, por unë nuk kam dhënë leje, deklaroi kryetari i komunës

“Grand Skopje” është projekti i radhës që planifikohet të ndërtohet në hapësirën përball hotelit Holiday Inn, një hapësirë që tashmë shfrytëzohet si parking për vetura, transmeton Portalb.mk. Ndërtimi i projekti është shoqëruar me reagime të ndryshme.

Në rrjedhën e këtyre reagimeve, MIA raportoi që Sasha Bogdanoviq, kryetari i Komunës Qendër, ka njoftuar se nuk është dhënë leja për ndërtimin e atij projekti, përkundër se është kërkuar.

“Investitori paraqet projektin, paguan për shërbimet komunale dhe normalisht paraqet një kërkesë për aprovim. Momenti është që ai të aplikojë në sistem. Procedura administrative përfundon me vlefshmërinë përfundimtare. Unë ende nuk kam dhënë aprovimin tim”, tha Bogdanoviq, duke sqaruar që deri më tani është paraqitur kërkesë për leje ndërtim për njërën ndërtesë.

Ai sqaroi që për çdo vendim duhet të njoftohen qytetarët dhe këshilltarët për pasojat e atij veprimi, duke njoftuar gjithashtu që për momentin kanë ndalesë nga Gjykata Kushtetuese për të marrë ndonjë veprim. Në lidhje me seancën e Kuvendit Komunal ai vlerësoi që nuk i takon atij të thërras, por prej që të caktohet në vazhdim.

Ndryshe, Investitori MG Fashion planifikon të ndërtojë tre ndërtesa shumëkatëshe me nga 16, 20 dhe 22 kate në parkingun ekzistues përballë Hotel Holiday Inn. Kompleksi rezidencial dhe afarist “Shkupi i Madh” është planifikuar të ndërtohet në parcelën ndërtimore 1.1 të planit ekzistues të detajuar urbanistik për lokalitetin Unaza e Madhe pjesa jugore – lindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button