Bashkimi Evropian do të dërgojë mbi 600 mijë doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE) po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, burime në selinë e institucioneve të BE-së në Bruksel.

Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për rreth 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech, të cilat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera me përparësi.

Këto vaksina do të vijnë direkt nga BE-ja, dhe janë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

BE-ja është duke punuar për të arritur të ashtuquajturën marrëveshje trepalëshe, e cila do të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, kompaninë Pfizer dhe vetë BE-në. Sipas këtyre burimeve, Austria do të jetë vendi që do të ndihmojë në anën administrative të shpërndarjes së vaksinave.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se të hënën i presin të mbërrijnë vaksinat e Pfizer dhe kjo është konfirmuar edhe gjatë ditës së djeshme edhe sot pasi do të arrijnë me aeroplanë deri në Sofje dhe më tej me transport special në orët e pasdites në Shkup. Ndërkaq, për të martën ministri paralajmëroi një vizitë zyrtare në Beograd, për të diskutuar për një plan për furnizimin e vaksinave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button