fbpx

Takim Spasovski – Byrnes: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot priti në takim ambasadoren e ShBA-së, Kate Marie Byrnes, ku u diskutua për aksionet e fundit të MPB-së dhe ndihmë teknike të ShBA-së për mbështetje të ministrisë. Spasovski falënderoi ambasadoren për mbështetjen teknike që MPB e ka marrë nga ambasada e SHBA-së. Ndërkohë, Byrnes e ka theksuar rëndësinë për aksionet e fundit në luftën me krimin, transmeton Portalb.mk.

“Dy bashkëbisedues biseduan për mbështetjen teknike që ambasada e SHBA-së në Shkup ia jep vazhdimisht Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e kapacitetit të policisë përmes programeve ICITAP dhe ATA. Në tre dekadat e kaluara, MPB dhe Ambasada e SHBA-së bashkëpunojnë me qëllim që të arrihen qëllimet e përbashkëta në zbatimin e ligjit dhe sundimin e së drejtës, përfshirë edhe sigurimit të mbështetjes teknike dhe forenzike për raste konkrete dhe trajnime dhe pajisje për përforcimin e kapaciteteve të MPB-së”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Spasovski dhe Byrnes kanë potencuar bashkëpunimin e shkëlqyer që, siç kanë thënë, edhe në të ardhmen do të vazhdojë me intensitet të përforcuar në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button