Presidenti slloven Pahor: Me vendosmëri kundërshtoj ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në një konferencë për media në Lubjanë tha se fuqishëm është kundër idesë së “shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë” dhe ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas publikimit të informacionit në lidhje me ekzistimin e “non paper”-it të cilin në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel e ka dërguar kryeministri slloven, Janez Jansha, në të cilën ai përmendi ndryshimet e kufijve për Ballkanin Perëndimor, presidenti slloven refuzoi me vendosmëri mundësinë e realizimit të një ideje të tillë duke shtuar se gjatë vizitës në Bosnjë e Hercegovinë dhe takimet me anëtarët e Presidencës së BeH-së nuk e ka ditur për ekzistimin e tij.

Në fillim të fjalës së tij, Pahor tha se në çdo kohë dhe kudo, kur ka mundësi, ai shpjegon pozicionin e tij në lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe thekson se e mbështet me vendosmëri atë.

“Zgjerimi i BE-së në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është një çështje e kategorisë së parë gjeopolitike”, tha Pahor, duke shtuar se ai argumentoi se do të ishte gjëja më e mirë, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat, që BE-ja të vendoste të përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në një kohë të arsyeshme.

Pahor tha se duke vepruar kështu, ai rregullisht u bën thirrje krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor të realizojnë më shpejtë reformat dhe të ndërmarrin hapa në këtë rrugë.

“Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor po bëhet gjithnjë e më shumë çështje kohe dhe jo vetëm e vullnetit politik. Zgjerimi i ngadaltë ftoh besimin në integrimin evropian, i cili në këto vende ka rezultuar në ngritjen e nacionalizmit dhe ndikimin gjithnjë e më të angazhuar të shteteve të treta”, tha Pahor.

Nën pikën pesë të shpjegimit të tij, ai deklaroi se zgjerimi më i shpejtë i BE-së në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlojë rëndësinë e ideve naive dhe të rrezikshme për ndryshimin e kufijve, të cilat nuk mund të ndodhin paqësisht për shkak të përfundimit të situatës.

“Kjo është arsyeja pse unë i hedh poshtë të gjitha këto ide rreth ndryshimit të kufijve. E fundit, procesi i shpejtë i përfshirjes së të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të forconte ndjeshëm parimin e tërësisë territoriale të shteteve, zgjidhjen e çështjeve të tyre bilaterale dhe do të forconte ndjeshëm sigurinë dhe stabilitetin”, tha Pahor.

Presidenti slloven përsëriti se i ka kushtuar vëmendjen e tij ruajtjes së integritetit territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, zgjidhjen e çështjeve të tyre bilaterale, pajtimin brenda dhe midis vendeve, forcimin e paqes dhe stabilitetit dhe veçanërisht perspektivën euro-atlantike të këtyre hapësirave.

“Kjo është arsyeja pse 11 vjet më parë unë dhashë iniciativën për krijimin e procesit të quajtur sot Bërdo-Brijuni. Kjo është iniciativa më e rëndësishme rajonale politike që përfshin krerët e shteteve dhe procesi i Berlinit u rrit nga ajo nismë”, tha Pahor.

Ai kujtoi se si pjesë e përgatitjeve për vazhdimin e procesit, para do kohe vizitoi Sarajevën ku u takua me të gjithë anëtarët e Presidencës së BeH-së.

“Unë jam një mik i shtetit të BeH-së, tërësisë së saj territoriale dhe perspektivës euro-atlantike. Unë jam një nga pak krerët e shteteve që theksojnë kaq qartë rëndësinë e pajtimit për të ardhmen e tyre. Kjo përpjekje, e cila është shprehur më së shumti në fjalimin tim me rastin e 20-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, tregon vendosmërinë time të vendosur mbi integritetin territorial të BeH-së”, tha Pahor.

LEXO: Pretendimi për një dokument joformal që rizgjon debatet për kufijtë në Ballkan

Ai tha se në kohën, as para as pas, të vizitës në Sarajevë nuk ka qenë i njoftuar me kurrfarë “non paper”-i. “Idetë për shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë dhe ndryshimin e kufijve me vendosmëri i kundërshtoj, meqë nuk besoj se kjo është e mundur të arrihet me rrugë paqësore dhe mbi këtë shumë herë publikisht kam folur”, tha presidenti slloven.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button