RMV, testimi i antitrupave për virusin korona do të paguhet privatisht

Meqenëse testi i antitrupave Kovid-19 nuk është në protokollet e trajtimit të Komisionit për sëmundje infektive, Fondi i sigurimit shëndetësore ka vendosur që këto analiza të mos jenë edhe më tej barrë e tyre, shkruan Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha sot se megjithatë do të ketë individë, të cilët do të kenë indikacion për testimin e antitrupave, do të mund ta bëjnë atë në kurriz të Fondit dhe për këtë do të vendosen kritere.

Për të kontrolluar sasinë e antitrupave për koronavirusin, për testim privat, qytetarët tani do të duhet të paguajnë çmimin rreth 700 denarë, në vend të kurriz të Fondit për sigurim shëndetësor (FSSHM).

Në letrën nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor drejtuar laboratorëve shtetërorë ku kryhen teste të tilla thuhet se detektimi i IgG dhe IgM nuk duhet të jetë më përgjegjësi e Fondit, por individët që do të insistojnë për teste të tilla do të duhet të paguajnë privatisht.

“Duke marrë parasysh situatën me Kovid-19 dhe burimet e kufizuara financiare në dispozicion të Fondit, ju informojmë se testet për zbulimin e antitrupave të klasës IgG dhe IgM nuk duhet të kryhen në kurriz të Fondit. Nëse pacientët insistojnë të bëjnë këto teste, atëherë shpenzimet për realizimin e tyre do jenë në kurriz të pacientëve”, thuhet në letrën nga FSSHM.

Ata shpjegojnë se protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive për trajtimin e pacientëve me kovid-19 nuk përfshijnë teste të antitrupave.

“Analizat specifike të SARS-CoV-2 për zbulimin e antitrupave IgG dhe IgM kanë për qëllim të përcaktojnë nëse individët kanë qenë të ekspozuar dhe të infektuar me këtë virus dhe nëse kanë zhvilluar përgjigje specifike imune. Sipas protokolleve aktuale të Komisionit për sëmundjet infektive dhe Ministrisë së shëndetësisë, testet e vetme që do të përdoren për të diagnostikuar SARS-CoV-2 janë testi PCR dhe testi i shpejtë për antigjene. Prandaj, testet për zbulimin e antitrupave të klasës IgG dhe IgM nuk duhet të përdoren gjatë trajtimi të pacientëve me kovid-19“, thuhet në shkresë.

Për këtë vendim informoi Instituti i Imunologjisë, nga ku përmes rrjeteve sociale i njoftuan qytetarët se tani e tutje testi i antitrupave do të kushtojë 736 denarë.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se këtë mëngjes ai kishte biseduar me drejtorin e Fondit për sigurim shëndetësor dhe kishin vendosur, megjithatë, se duhet të ketë një mundësi që disa nga qytetarët, ata që do të kenë një indikacion për testimin e antitrupave, të jenë në gjendje për ta bërë këtë në kurriz të Fondit.

“Kam biseduar me drejtorin e Institutit të Imunologjisë dhe drejtorin e FSSHM-së dhe kemi vendosur që megjithatë ka pacientë me indikacion se duhet të bëjnë këto analiza të antitrupave dhe vendosëm të tërheqim vendimin, por për këtë do të japim kritere të duhura. Nuk duhet të dalë se secili mund t’i bëjë ato teste sepse barra financiare është e madhe“, tha Filipçe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

LEXO: Filipçe: Në mesin e pacientëve të vdekur sot nga Covid – 19 është edhe një paciente e re, organet e saja do të dhurohen

LEXO: Filipçe: Deri më tani janë vaksinuar 35 mijë qytetarë, të hënën vijnë vaksinat Pfizer

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button